Kuçi me ekspertë të IPARD-it të Turqisë, diskutime për menaxhimin e investimeve dhe fondeve buxhetore

Drejtoresha e AZHBR ndau përvojën e institucionit në menaxhimin e investimeve me fonde të buxhetit të shtetit.


Menaxhimi i investimeve dhe përdorimi i fondeve të buxhetit të shtetit për zhvillimin bujqësor dhe rural ishte në fokus të takimit të drejtoreshës së përgjithshme të Agjencisë së Zhvillimit Rural dhe Bujqësor (AZHBR), Ardita Kuçi me delegacionin e IPARD të Turqisë.

Gjatë takimit, drejtoresha e AZHBR ndau përvojën e institucionit në menaxhimin e investimeve me fonde të buxhetit të shtetit.

“Diskutimet u përqendruan në strukturat e menaxhimit, metodat e zbatimit dhe kontrollet e brendshme, që janë të rëndësishme për të siguruar transparencën dhe efikasitetin e projekteve”, tha Kuçi.

Ky takim, vuri në dukje ajo, forcon më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy institucioneve, duke mundësuar një shkëmbim të vlefshëm njohurish dhe praktikash për menaxhimin e investimeve dhe përdorimin e fondeve të buxhetit të shtetit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Drejtësinë e pavarur nuk e solli Amerika, është fryt i vizionit të PS

Në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve në platformat sociale.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Drejtësinë e pavarur nuk e solli Amerika, është fryt i vizionit të PS

Në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve në platformat sociale.