Dogana Shqiptare merr kryesimin e nënkomitetit të CEFTA-s për Doganat dhe Rregullat e Origjinës

Dogana Shqiptare merr kryesimin e nënkomitetit të CEFTA-s për Doganat dhe Rregullat e Origjinës për vitin 2025.


Dogana Shqiptare merr kryesimin e nënkomitetit të CEFTA-s për Doganat dhe Rregullat e Origjinës për vitin 2025.

Ky hap vjen në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore, CEFTA, të nënshkruar në Bukuresht më 19 dhjetor 2006, si dhe bazuar në vendimin e Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s për themelimin e organeve të CEFTA-s dhe funksionimin e tyre për kryesimin e Komiteteve dhe Nënkomiteteve, ku Shqipëria është palë e kësaj marrëveshjeje.

Nënkomiteti për Doganat dhe Rregullat e Origjinës ka për detyrë të sigurojë zbatimin e thjeshtimit dhe lehtësimit të procedurave doganore në përputhje me nenin 14.4 të CEFTA-2006 dhe t’i raportojë Komitetit të Lehtësimit të Tregtisë për zbatimin në këtë drejtim.

Gjatë një vizite studimore të CEFTA-s mbajtur në Bruksel, si dhe në formatin online, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nën cilësinë e kryesimit të nënkomitetit për Doganat dhe Rregullat e origjinës, prezantoi programin e Punës para kryetarëve të të gjitha strukturave të CEFTA-s.

Prioritetet e Nënkomitetit për Doganat dhe Rregullat e Origjinës në mandatin e kryesimit nga Doganat Shqiptare kanë në fokus Operatorët Ekonomikë të Autorizuar, lehtësimin e tregtisë elektronike, bashkëpunimin me organet tatimore, përmirësimin e mëtejshëm të procedurave doganore, etj.

Dogana Shqiptare dhe Sekretariati i CEFTA-s do të organizojnë një sërë takimesh, me fokus të veçantë: Nënkomitetin e 29-të për Doganat dhe Rregullat e Origjinës, i cili pritet të mbahet në prill 2025 në Tiranë; nënkomitetin e 30-të për Doganat dhe Rregullat e Origjinës, i cili pritet të mbahet në tetor 2025, po ashtu në Tiranë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Drejtësinë e pavarur nuk e solli Amerika, është fryt i vizionit të PS

Në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve në platformat sociale.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Drejtësinë e pavarur nuk e solli Amerika, është fryt i vizionit të PS

Në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve në platformat sociale.