Rama nxit emigrantët të investojnë në Shqipëri: Po avancojmë me procesin e integrimit, investimet këtu janë sukses

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se me avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian deri në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian, vendi do të përfitojë nga financimet e BE-së në bujqësi, ndaj edhe i nxiti shqiptarët jashtë vendit që të vijnë të investojnë.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se me avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian deri në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian, vendi do të përfitojë nga financimet e BE-së në bujqësi, ndaj edhe i nxiti shqiptarët jashtë vendit që të vijnë të investojnë.

Në podkastin “Flasim”, ku të ftuar kishte një sipërmarrës shqiptar që operon me linjë paketimi produktesh bujqësore në Kretë dhe njëkohësisht me sipërmarrje tregtare në Shqipëri, Rama u ndal te situata e bujqësisë në Shqipëri dhe përfitimet që do të ketë ky sektor nga çelja e kapitujve të negociatave dhe më tej, anëtarësimi i plotë në BE.

“Mund të flas me kompetencë se kam parë si ka qenë, di si është, por besoj se di edhe si duhet të jetë. Në radhë të parë, çdo kthim i atyre që janë jashtë është kthim i një dijeje ekstra për shkak të eksperiencës të mbledhur. Së dyti, nuk është Shqipëria sot aspak më e vështirë sesa ishte Greqia dje për këta njerëz që kur vajtën atje ishin frymë të gjalla në qiell të hapur të mbuluar nga hija e paragjykimeve”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se sot 35% e prodhimit bujqësor në Kretë është e shqiptarëve, dhe bëhet fjalë për zonën më pjellore të Greqisë.

“Shqiptarët janë shumë më të fortë sot dhe kanë dije ekstra. Në rast se këta që kanë dilemë fillojnë dhe punojnë edhe tokën e tyre këtu apo marrin me qira dhe lidhen me të tjerët, me siguri që bëjnë sukses”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se nuk ka asnjë arsye pse ata të mos bëjnë sukses, pasi nuk janë të huaj që nuk njohin terrenin, por janë jo thjesht në habitatin e tyre por edhe me një armë që shumëkush këtu nuk e ka, eksperiencën jashtë vendit.

Kryeministri u ndal te përfitimet e Shqipërisë nga procesi i integrimit në BE.

“Me avancimin që ne do të kemi, shumë shpejt do të hapim kapituj të tjerë të negociatave dhe me gjasë që ne do të hyjmë në BE brenda kësaj dekade, do të ndodhi edhe ajo që Greqia e ka prej kohësh, që përfitojnë financime nga BE. Gjë që këtu nuk e kemi se nuk jemi anëtar i BE-së dhe vetvetiu që do të jetë një investim shumë i mirë”, siguroi Rama.

Kryeministri theksoi se Shqipëria është sot e gatshme për të pritur shumë më tepër emigrantë mbrapsht dhe nuk është Shqipëria ajo që duket nga televizori dhe në 90% të kohës dëgjon vetëm zi.

“Ka ndodhur edhe në vende të tjera ku janë bërë shumë studime dhe vlerësime pse kur korrupsioni fillon edhe luftohet realisht, perceptimi për një periudhë të caktuar kohe rëndohet. Sepse fillon edhe ekspozohet, kthehet në një temë që patjetër ndikon në perceptim. Ndërkohë që sot ne jemi komplet një vend tjetër”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Komunitetit Politik Europian në Tiranë, me 11 maj u japim mesazhin se duam BE-në

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Komunitetit Politik Europian në Tiranë, me 11 maj u japim mesazhin se duam BE-në

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz.