Koçiu: Partneritet me Princess Máxima Center në Holandë për forcimin e shërbimit onkopediatrik

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi një takim me prof. Rob Pieters, president i SIOP dhe drejtorin Ekzekutiv të Qendrës Onkologjike Pediatrike Princess Máxima


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi një takim me prof. Rob Pieters, president i SIOP dhe drejtorin Ekzekutiv të Qendrës Onkologjike Pediatrike Princess Máxima, një nga spitalet më të mira në Holandë për shërbimin onkopediatrik.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu tha se “bashkëpunimi midis QSUT-së dhe Princess Máxima Center është një hap i rëndësishëm për forcimin e shërbimit të onkologjisë pediatrike në vendin tonë”.

Koçiu theksoi se “ky partneritet do të mundësojë jo vetëm rritjen e kapaciteteve për stafet tona shëndetësore, por edhe shkëmbimin e eksperiencave, protokollet e trajtimit dhe mbështetjen për fëmijët që kanë nevojë për kujdes të specializuar”.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Ministrja Koçiu u shpreh se “shëndeti i fëmijëve është prioriteti ynë”.

Burimi ATSH

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Global 360

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Diplovista

Rama: Në tryezë me BE-në me një kalendar 3-vjeçar për t’u integruar

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një interviste në medie, deklaroi se Shqipëria është Europa e…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane