Dhuka: Shqipëria po ecën para në çeljen e negociatave për 27 kapituj së bashku

Komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi sot projektpozicionin negociues për Grupimin e tretë të kapitujve: “Konkurrueshmeria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, për negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.


Komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi sot projektpozicionin negociues për Grupimin e tretë të kapitujve: “Konkurrueshmeria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, për negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Për të prezantuar këtë projekt pozicion ishte e pranishme në komision, ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatore, Majlinda Dhuka, e cila në fjalën e saj u shpreh se, “në këto ditë historike sot Shqipëria po hedh një hap të rëndësishëm në rrugën e saj evropiane”.

“Ne po diskutojmë me Kuvendin e Republikës së Shqipërisë mbi çeljen e negociatave për 8 fusha të reja të konkurrueshmërisë dhe rritjes gjithëpërfshirëse, pasi Bashkimi Evropian njohu progresin e Shqipërisë me reformat në këtë fushë, duke sinjalizuar se Shqipëria është e përgatitur për t’i çelur”, tha Dhuka.

Dhuka nënvizoi se, këto 5 muaj e fundit, Shqipëria ka bërë një progres të madh në rrugën e negociatave.

“Në 3 muajt e fundit të vitit 2024, Shqipëria çeli 10 kapituj dhe kritere. Këtë javë ne kemi diskutuar me ju 9 kapituj të tjerë të tregut të brendshëm dhe sot po diskutojmë me ju 8 kapituj të rrijtes gjithëpërfshirëse”, tha Dhuka.

Kjo do të thotë, shtoi Kryenegociatorja, “se në këto 6 muaj Shqipëria po progreson të çelë negociatat për 27 kapituj së bashku”.

“Ky është një proces unik, pakthyeshëm dhe i bazuar në merita dhe bazohet në rekomandimet pozitive të Komisionit Evropian dhe vlerësimin e vendeve anëtare”.

Duke iu përgjigjur kryetares së Komisionit Jorida tabaku, lidhur me zhvillimin e mbledhjes së komisionit me dyer të mbyllura, Duka theksoi se, “natyra konfidenciale e diskutimeve në këtë komision parashikohet nga ligji për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit evropian dhe unë nuk mendoj se mund të komentojë më tej parashikimet e ligjit përveç se t’i respektoj plotësisht”.

Së dyti, ajo siguroi se, “procesi i përgatitjes së qëndrimit negociues është tërësisht i hapur. Ne kemi zhvilluar 32 tryeza diskutimi me grupet e interesit gjatë vitit 2024 dhe 2025 për të diskutuar çështje të ndryshme me interes në këto 8 fusha”.

Dhuka shtoi se, “Agjenda Evropiane e Reformave është e konsultuar, është e publikuar. Njëkohësisht edhe Plani Kombëtar i Integrimit Evropian që parashikon masat kryesore që trupëzohen edhe në qëndrimin negociues”.

“Qëndrimi negociues është vetëm një aspekt i procesit të negociatave që ligjvënësi e ka parashikuar të ruajë natyrën konfidenciale për arsye të karakterit të procesit të negociatave me BE-në. Por nga ana tjetër bashkëbisedimi me të gjitha grupet e interesit, përfshirja e të gjitha institucioneve dhe mjetet që ne përdorim si Plani Kombëtar i Integrimit Evropian janë tërësisht të hapura”.

Pas votimit nga anëtarët e Komisionit, seanca vijoi me dyer të mbyllura.

Balluku: Rruga e Komanit, ndikim në zhvillimin e turizmit në veri

Rruga e Komanit prej 31 kilometrash, që lidh dy hidrocentralet, atë të Vaut të Dejës me të Komanit, është njëkohësisht…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balluku: Rruga e Komanit, ndikim në zhvillimin e turizmit në veri

Rruga e Komanit prej 31 kilometrash, që lidh dy hidrocentralet, atë të Vaut të Dejës me të Komanit, është njëkohësisht…