Karçanaj: Shqipëria strategji të qartë për të mbrojtur infrastrukturën digjitale

Shqipëria është në përputhje të plotë me qasjen e Kombeve të Bashkuara, duke e bërë sigurinë kibernetike një përpjekje të përbashkët që kërkon angazhimin e të gjithëve për të siguruar një hapësirë kibernetike globale të sigurt.


Në vijim të pjesëmarrjes në takimin e Grupit mbi Sigurinë në funksion të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (OEWG) në Kombet e Bashkuara, Drejtore e AKSH-it, Linda Karçanaj paraqiti hapat që po ndjek Shqipëria për forcimin e kapaciteteve kibernetike, duke implementuar politika dhe strategji të qarta për të mbrojtur infrastrukturën digjitale.

“Dy prioritetet kryesore të Strategjisë sonë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike janë forcimi i kapacitetit njerëzor në sigurinë kibernetike dhe krijimi i kulturës së sigurisë kibernetike te qytetarët”, deklaroi ajo.

Investimi i kryer në forcimin e kapaciteteve kibernetike, vuri në dukje Karçanaj, ka demonstruar që tashmë Shqipëria përfaqësohet denjësisht në ushtrime ndërkombëtare europiane dhe rajonale.

“Të renditur të parët në ushtrimin global kibernetik të ITU-së ndërmjet 113 shteteve dhe për herë të dytë radhazi kampion rajonal në Ballkan, tashmë ekspertët shqiptarë demonstrojnë dijet e tyre në arenën ndërkombëtare”, deklaroi Karçanaj.

Në këtë kuadër, theksoi më tej, Shqipëria është në përputhje të plotë me qasjen e Kombeve të Bashkuara, duke e bërë sigurinë kibernetike një përpjekje të përbashkët që kërkon angazhimin e të gjithëve për të siguruar një hapësirë kibernetike globale të sigurt.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak…