
Votimi nga jashtë, KQZ: 211 016 kërkesa për regjistrim, 169 502 të miratuara
Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars.

Në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari deri sot janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, 211 016 shtetas shqiptarë.
Këto janë shifrat e fundit të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 10:56 të ditës së sotme, ndërsa aplikimi do të jetë i hapur deri më datën 4 mars.
Sipas të dhënave të KQZ-së janë miratuar 169 502 kërkesa dhe janë refuzuar 38 593 të tilla.
Gjithashtu kanë bërë kërkesë për regjistrim 261 741, janë shqyrtuar 258 769 kërkesa, janë refuzuar 89 267 dhe 2 920 janë në shqyrtim.
Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 102 255, e ndjekur nga Greqia me 74 609, Gjermania me 27 808 si dhe nga SHBA me 17 788 e Britania e Madhe 15 284.
Sa i takon kërkesave sipas qarqeve, numri më i lartë i aplikimeve është për qarkun e Tiranës me 51 485, më pas vijnë qarqet Fier me 34 220 kërkesa, Elbasan me 28 671, Durrës me 27 909, Korçë me 23 642 etj.
Sipas gjinisë, përqindjen më të lartë të regjistruesve e kanë meshkujt, me 154 017 kërkesa, ndërsa femrat janë 107 724.
Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars.