Fluks regjistrimesh për votimin nga jashtë, miratohen 80 punonjës shtesë për KQZ

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, shqyrtoi sot projektvendimin për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune në mbështetje të procesit të votimit nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për Zgjedhjet për Kuvend 2025.


Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, shqyrtoi sot projektvendimin për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune në mbështetje të procesit të votimit nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për Zgjedhjet për Kuvend 2025.

Për të prezantuar këtë projektvendim ishte e pranishme, Anila Ruço, drejtoreshë e Burimeve Njerëzore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, e cila u shpreh se, “duke marrë në konsideratë aktualisht fluksin e madh të regjistrimit të votuesve nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ka lindur e nevojshme punësimi dhe rekrutimi i disa punonjësve me kohë jo të plotë punë, të cilët do t’i vijnë në ndihmë administratës së KQZ-së për disa procese pune të tilla si përgatitja e dokumentacionit zgjedhor që i dërgohet zgjedhësit nga jashtë vendit, dërgimi i dokumentacionit zgjedhor të zgjedhësit, votimi dhe dërgimi i dokumentacionit zgjedhor në KQZ nga zgjedhësi, si dhe ruajtja dhe administrimi i dokumentacioni zgjedhor të dërguar nga zgjedhësi nga momenti i mbërritjes në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe deri në fillimin e numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë”.

Aktualisht, u shpreh ajo, në ditën e sotme, numri i votuesve të regjistruar nga jashtë territorit të Republikës ka arritur në 180 mijë votues.

“Duke parë këtë ritëm, teksa dhe pak ditë na ndajnë nga data përfundimtare e regjistrimit të tyre është një parashikim nga drejtoria përkatëse që mund të ketë një numër të konsiderueshëm të votuesve nga jashtë të regjistruar dhe për këtë arsye drejtoria përkatëse ka kërkuar një shtesë në burime njerëzore për t’ia ardhur në ndihëm strukturës së përhershme”.

Ruço shpreh se, janë parashikuar në total 80 punonjës të ndarë në kategori specialistë dhe operatorë.

Në fund të mbledhjes Komisioni miratoi projektvendimin për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune në mbështetje të procesit të votimit nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për Zgjedhjet për Kuvend 2025.

Burimi ATSH

Rama: 57% e pagave nuk taksohen, rikthyem 140 milionë euro në vit në xhepat e qytetarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se tatimi progresiv, një politikë fiskale e vënë në zbatim nga qeveria që ai drejton…

Global 360

Trump: Putini do të pranonte paqeruajtës evropianë në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin do të pajtohej që forcat paqeruajtëse evropiane të sigurojnë një armëpushim të mundshëm në Ukrainë, tha…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: 57% e pagave nuk taksohen, rikthyem 140 milionë euro në vit në xhepat e qytetarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se tatimi progresiv, një politikë fiskale e vënë në zbatim nga qeveria që ai drejton…