
Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare
Më 26 shkurt të vitit 1936 lindi Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare, intelektual, veprimtar politik dhe luftëtar.

Më 26 shkurt të vitit 1936 lindi Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare, intelektual, veprimtar politik dhe luftëtar.
Familja e Adem Demaçit ishte me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës dhe sot ai do të mbushte 89 vjeç.
Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera. Ai u dha zë në tribunat ndërkombëtare, padrejtësive të regjimit jugosllav ndaj shqiptarëve të Kosovës. Për këtë, Parlamenti Evropian e nderoi në vitin 1991 me çmimin Saharov.
Për angazhimin e tij politik, ai vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua menjëherë rinisi aktivitetin e tij politik, duke u kthyer ne Nelson Mandelën e Evropës.
Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995. Gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës në vitet 2005-2007.
Burimi ATSH