
Mbledhja e Këshillit Bashkiak Tiranë, miratohen mes debateve ndihmat financiare dhe bonuset e qirasë
Këshilltarët e opozitës kanë kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Anëtarët e Partisë Demokratike në këshillin bashkiak të Tiranës kanë bllokuar mbledhjen e sotme ku sipas njoftimit të bashkisë së Tiranës, në rend dite ishte miratimi i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, subvencionimi i qirasë për familjet në nevojë, bonusi i qirasë për banorët që preken nga rehabilitimi i Unazës e të tjera vendime të rëndësishme.
Mbledhja nisi me debate duke mos lejuar betimin e Kejda Kacelit e cila do të merrte mandatin Arben Tafaj, i ndarë nga jeta në dhjetor 2024.
Këshilltarët e opozitës kanë kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Sipas medieve, mbledhja ka filluar dhe është ndërprerë disa herë për shkak të tensioneve dhe debate, por pas betimit të Kacelit, këshilltarët socialistë kanë kaluar direkt në votim, ku u miratuan vendimet që lidheshin me ndihmat financiare dhe bonuset e qirasë.
Burimi ATSH