
Trump: Edhe Bashkimit Evropian do t’i vendosim tarifa 25%
Trump sulmoi bllokun, duke thënë se ai “u formua për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara”.

Kemi vendosur dhe do ta shpallim së shpejti, detyrimet tarifore të eksporteve të BE-së në SHBA do të jenë 25% dhe do të kenë të bëjnë me makinat dhe gjëra të tjera, tha presidenti amerikan, Donald Trump.
”BE-ja u formua për të prishur shkatërruar Shtetet e Bashkuara”, shtoi Trump.
Donald Trump tha se kishte vendosur të vendoste tarifa prej 25 për qind për importet nga BE, pasi ai sulmoi bllokun, duke thënë se ai “u formua për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara”.
”Kemi marrë një vendim dhe do ta shpallim shumë shpejt. Do të jetë 25 për qind”, tha presidenti amerikan gjatë një takimi të kabinetit, sipas ”Financial Times”.
Trump tha se taksat do të aplikoheshin “në përgjithësi”, megjithëse ai përmendi në mënyrë specifike se ato do të goditnin importet e makinave.
Euro ra pak pas komenteve të Trump, duke u tregtuar 0,2 për qind më e ulët ndaj dollarit, në 1,049 dollarë.
Burimi ATSH