Rama: 53 spitale në një dekadë nga ne, në Shqipërinë e 2030-ës sistemi shëndetësor me të gjitha shërbimet

Kryeministri tha se Urgjenca Kombëtare Mjekësore mbërrin sot brenda 10-15 minutave, ndryshe nga shërbimi i Urgjencës në qeverisjet e mëparshme, ku autoambulancat niseshin kur kishte naftë, ndërsa duheshin nga 45 deri në 60 minuta për të mbërritur te pacientët.


Kryeministri Edi Rama në takim e radhës me asambletë socialiste të njësive Dajt, Zall-Herr, Zall-Bastar, Shëngjergj, Petrelë, Farkë, Baldushk, Kërrabë, Bërzhitë, Lagjja 12, u shpreh edhe për transformimin që ka pësuar sistemi shëndetësor në vend, nga ndërtimi i spitaleve të reja, te pasurimi i flotës së Urgjencës Kombëtare me 320 automjete urgjence me të gjitha mjetet jetëshpëtuese brenda.

“Flitet mbarë e mbrapë për shëndetësinë, për spitale të tjerë, nuk them unë që s’ka probleme, por ama duhet të jesh, duhet të jesh totalisht i verbër. Po jo i verbër nga ata që Zoti i ka privuar nga sytë, po i verbër nga ata që Zoti i ka dhënë dy sy, por i ka bllokuar trurin e vogël dhe prandaj sytë nuk funksionojnë me hundën zhytur në kënetë, që të flasësh sot për shëndetësinë dhe të thuash më keq s’ka qënë ndonjëherë, 53 spitale në një dekadë kemi bërë ne, fringo, 53 spitale, 10 spitale janë ndërtuar që nuk ekzistonin fare. Gjithë të tjerët janë ribërë nga e para. Mund të themi ça të duam ne për Urgjencën, por ne s’kishim Urgjencë fare. Ku kishte Urgjencë në Shqipëri?”, u shpreh Kryeministri.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri tha se Urgjenca Kombëtare Mjekësore mbërrin sot brenda 10-15 minutave, ndryshe nga shërbimi i Urgjencës në qeverisjet e mëparshme, ku autoambulancat niseshin kur kishte naftë, ndërsa duheshin nga 45 deri në 60 minuta për të mbërritur te pacientët.

“Sot kemi Urgjencën Kombëtare dhe nëse ato autoambulancat e mëparshme, kur niseshin në ajër kur kishte naftë, do ishin 45 minuta deri në 60 minuta mesatarisht që të vinin, sot Urgjenca e ka 10 deri në 15 minuta mesataren e vet dhe kjo nuk është diçka që është thjeshtë e thënë.

I ka të gjitha thirrjet Urgjenca të regjistruara. Në qoftë se ti e merr Urgjencën sot, ti zërin tënd e ke tek Urgjenca, minutin që e ke marrë e ke tek Urgjenca, edhe kohën që të ka ardhur autoambulanca, e ke atje të regjistruar tek Urgjenca dhe kemi pasur faktikisht një situatë katastrofike me ca makina të lodhura, ndërkohë që sot ne kemi 320 automjete urgjence me të gjithë aparaturat jetëshpëtuese brenda dhe me të gjitha ekipet”, theksoi Rama.

Kryeministri tha se “shëndetësia, ka akoma probleme, por ama edhe shëndetësia është në një fazë, ku me ndërhyrjet e reja dhe me përmbushjen e gjithë atyre objektivave të reformës në 2030, do jetë një sistem shëndetësor që do t’i plotësojë të gjitha nevojat e shqiptarëve këtu”.

“Dhe kemi në plan edhe disa spitale të reja të nivelit më të lartë, edhe me Italinë, edhe me Emiratet e Bashkuara dhe po ju them që nuk do ndodhë më, përveçse kur do duan vetë po kjo është çështje tjetër, po nuk do ndodhi më që nga halli dhe nga pamundësia, këtu shqiptarët shkojnë në Turqi për të marrë shërbim shëndetësor.

Në Shqipërinë e 2030-ës do t’i kenë këtu të gjitha llojet e shërbimeve, të gjithë atë cilësi që kërkojnë kur shkojnë në Turqi dhe gamën më të gjerë të të gjitha operimeve dhe ndërhyrjeve në rajonin tonë pa diskutim, sepse sot jemi në kushte të tjera. Kemi fituar një besim të madh tek të tjerët. Edhe kërkesa për të ardhur për të investuar në të gjithë sektorët është e jashtëzakonshme, po këto janë të gjitha të lidhura edhe me vendet e punës, edhe me pagat”, nënvizoi Kryeministri.

Rama tha se me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet dhe reformat në shëndetësi, janë krijuar tre mijë mjekë specializantë, ndërsa sipas Kryeministrit kishte katër vjet që nuk specializohej asnjeri.

“Kështu që, është komplet një pamje tjetër dhe dua ta mbyll me një temë që lidhet me korrupsionin dhe dua t’ju them juve dhe do t’ia përsëris të gjithëve, siç ua kam thënë më parë dhe dje deri në 11 maj, do ta dëgjoni këtë këngë përditë, nëse ka një arsye të parë të brendshme, se e para e të parave është që ne ia kemi ngritur kokën Shqipërisë dhe ne e kemi bërë Shqipërinë të barabartë në çdo lloj hapësire dhe në çdo lloj tavoline, me çfarëdo lloj gjuhe të huaj”, pohoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Mbledhja e Këshillit Bashkiak Tiranë, miratohen mes debateve ndihmat financiare dhe bonuset e qirasë

Këshilltarët e opozitës kanë kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Global 360

Trump: Edhe Bashkimit Evropian do t’i vendosim tarifa 25%

Trump sulmoi bllokun, duke thënë se ai “u formua për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara”.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Mbledhja e Këshillit Bashkiak Tiranë, miratohen mes debateve ndihmat financiare dhe bonuset e qirasë

Këshilltarët e opozitës kanë kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.