Rriten volumet e mallrave të përpunuara në portin e Durrësit

Porti i Durrësit mbetet një nga qendrat më të rëndësishme të transportit detar në rajon, duke ofruar lidhje të fuqishme tregtare me Evropën dhe më gjerë.


Gjatë muajit janar 2025, porti i Durrësit ka shënuar një rritje prej 3% në sasinë e mallrave të përpunuara, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që përkthehet në 8110 tonë më shumë mallra të përpunuara.

Kjo rritje reflekton një trend pozitiv në flukset tregtare dhe fuqizimin e kapaciteteve operacionale të portit.

Sipas Autoritetit Portual Durrës importet kanë njohur një rritje të ndjeshme prej 23%, duke treguar një kërkesë të shtuar për mallra të ndryshme në tregun vendas. Kjo rritje mund t’i atribuohet zhvillimeve ekonomike dhe investimeve në sektorë të ndryshëm, si ndërtimi dhe industria.

APD bën të ditur se “është vërejtur një rritje edhe në volumin e mallrave të transportuara me traget, si dhe në ato rifuxho, përkatësisht me 10% dhe 53 557 tonë mallra. Këto zhvillime pasqyrojnë përmirësimet në infrastrukturë dhe efikasitetin e operacioneve portuale”.

Kompleksi portual Durrës-Porto Romano vijon të luajë një rol kyç në ekonominë kombëtare dhe rajonale, duke ofruar infrastrukturë moderne dhe shërbime të përmirësuara për përpunimin e ngarkesave. Përmirësimet e vazhdueshme në teknologji dhe logjistikë kanë kontribuar në rritjen e kapaciteteve për të përballuar volumet në rritje të mallrave.

Porti i Durrësit mbetet një nga qendrat më të rëndësishme të transportit detar në rajon, duke ofruar lidhje të fuqishme tregtare me Evropën dhe më gjerë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Dinastia Marubi – Njëqind vite të studios fotografike shqiptare”

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja: “Një udhëtim unik nëpër historinë e Shqipërisë”.

Global 360

Trump: Edhe Bashkimit Evropian do t’i vendosim tarifa 25%

Trump sulmoi bllokun, duke thënë se ai “u formua për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara”.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Dinastia Marubi – Njëqind vite të studios fotografike shqiptare”

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja: “Një udhëtim unik nëpër historinë e Shqipërisë”.