Hasani-Kayatürk: Lidhjet Shqipëri-Turqi, kontribut në paqen dhe prosperitetin në rajon

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot në një takim kryetarin e Komitetit të Harmonizimit të Bashkimit Evropian në Parlamentin e Turqisë, Burhan Kayatürk.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot në një takim kryetarin e Komitetit të Harmonizimit të Bashkimit Evropian në Parlamentin e Turqisë, Burhan Kayatürk.

Fokusi i bisedimeve mes ministrit Hasani dhe Kayatürk ishte angazhimi i Shqipërisë në avancimin e mëtejshëm të procesit të integrimit evropian përmes reformave të ndërmarra dhe negociatave intensive me institucionet e BE-së.

Gjatë bashkëbisedimit të dy palët theksuan Partneritetin Strategjik gjithëpërfshirës dhe lidhjet e forta midis Shqipërisë dhe Turqisë, të cilat sipas ministrit Hasani “janë rritur dhe forcuar në mënyrë konstante, një fakt që ndikon jo vetëm tek dy palët, por gjithashtu ka një kontribut të rëndësishëm në paqen dhe prosperitetin në rajon, si dhe në rrugëtimin evropian të dy vendeve tona”.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak Tiranë, miratohen mes debateve ndihmat financiare dhe bonuset e qirasë

Këshilltarët e opozitës kanë kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Global 360

Trump: Edhe Bashkimit Evropian do t’i vendosim tarifa 25%

Trump sulmoi bllokun, duke thënë se ai “u formua për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara”.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia