Hasani: Në qershor pritet hapja e dy grup-kapitujve të fundit me BE, në dhjetor nis mbyllja e kapitujve të parë

Ballkani Perëndimor ka bashkëpunuar për të promovuar demokracinë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe qeverisjen e mirë


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi sot se, në qershor pritet që Shqipëria të hapë dy grup-kapitujt të fundit me Bashkimin Evropian, ndërsa në dhjetor pritet të nisë mbyllja e kapitujve të parë.

Në fjalën e tij në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Integrimin Evropian/Çështjet Evropiane të Shteteve Pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit të Evropës Juglindore që mbahet në Pallatin e Kongreseve, Hasani u shpreh se, “ky forum ka luajtur dhe vijon të luajë një rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropian të rajonit tonë dhe sot këtu ne riafirmojmë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian, bashkëpunimin rajonal dhe ndërtimin e një rajoni të qëndrueshëm, të begatë dhe të bashkuar”.

“Formati COSAP ka dëshmuar vlerën e pazëvendësueshme si një hapësirë dialogu, duke nxitur mirëkuptimin e ndërsjellë mes vendeve tona dhe duke forcuar rolin e parlamenteve në procesin e integrimit në BE”, tha ai.

“Ballkani Perëndimor ka bashkëpunuar për të promovuar demokracinë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe qeverisjen e mirë. Vlera që janë thelbësore për rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. E ky rreth bashkëpunimi po zgjerohet teksa gjithnjë e më shumë vende ecin përpara në këtë proces”, tha Hasani.

Për Shqipërinë, shtoi ministri, “pa dyshim që pritja e kësaj konference është një dëshmi e përparimit të ndjeshëm që kemi bërë në rrugën e integrimit evropian, një proces gjithmonë i udhëhequr nga vizioni dhe përkushtimi i qeverisë sonë”.

Falë këtij drejtimi, nënvizoi Hasani, “Shqipëria ka shënuar arritjet më të rëndësishme, nga marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave të anëtarësimit e për të vazhduar me angazhimin konkret në diskutime mbi aspektet kyçe të këtij procesi”.

“Më shumë se kurrë jemi më pranë hapit të ardhshëm të këtij rrugëtimi dhe përkushtimi i qeverisë për të përshpejtuar reformat ka vendosur një standard të ri për vendet tona”, shtoi Hasani.

Ministri Hasani u shpreh se në qershor pritet hapja e dy grup-kapitujve të fundit me Bashkimin Evropian, ndërsa në dhjetor pritet të nisë mbyllja e kapitujve të parë.

“4 nga 6 grup-kapitujt janë hapur tashmë. Në qershor ne presim të hapim dhe dy të fundit dhe nga dhjetori i këtij viti të nisim me mbylljen e kapitujve të parë”, tha Hasani.

Burimi ATSH

TEDA Tirana, Gonxhja: Kushte për zhvillim të industrisë, mbi 7 mijë vende pune me paga të larta

Ministri i MEKI: TEDA Tirana, projekt ambicioz për një zonë të lirë ekonomike transformuese

Global 360

Trump: Edhe Bashkimit Evropian do t’i vendosim tarifa 25%

Trump sulmoi bllokun, duke thënë se ai “u formua për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara”.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

TEDA Tirana, Gonxhja: Kushte për zhvillim të industrisë, mbi 7 mijë vende pune me paga të larta

Ministri i MEKI: TEDA Tirana, projekt ambicioz për një zonë të lirë ekonomike transformuese