
AKPA: 40% e totalit të profesioneve në Shqipëri paga nga 1000 deri në 6000 euro
Shifrat i bëri publike Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive

190 profesione të ushtruara në Shqipëri ose 40% e totalit të profesioneve, paguhen mesatarisht nga 1000 euro deri në 6000 euro, për grup-mosha të caktuara, ku është maturuar eksperienca profesionale.
Shifrat i bëri publike Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, duke iu referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve si dhe përllogaritjeve nga INSTAT.
“Kjo shifër është më e lartë, duke mbajtur në konsideratë informalitetin në deklarimin e pagave ose të ardhura të tjera lidhur me punën”, njofton AKPA.
Burimi ATSH