
Pirdeni: 105 të rinj ekselentë – pjesë e administratës shtetërore
“”Thirrja për Ekselentët” ka sjellë një brez të ri profesionistësh energjikë e të motivuar në institucionet shtetërore”.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ka bërë të ditur sot, gjatë një takimi me temë “Programi i ekselencës 2019-2025”, se 105 të rinj ekselentë janë bërë tashme pjesë e administratës shtetërore.
Sipas Pirdenit, “”Thirrja për Ekselentët” ka sjellë një brez të ri profesionistësh energjikë e të motivuar në institucionet shtetërore”.
Ministrja bashkë me përfaqësuesit e Departamentit të Administratës Publike ka mirëpritur këta të rinj, duke i inkurajuar që të jenë pjesë aktive e transformimit të administratës dhe përgatitjeve intensive për aderimin në Bashkimin Evropian.
Pirdeni bën me dije se në këtë program kanë marrë pjesë 463 aplikues, nga të cilët janë pranuar 105 të rinj ekselentë të përzgjedhur dhe të punësuar me kontratë 1-vjeçare në 50 institucione publike në mbarë vendin.
“Mentorim profesional, trajnim nga ASPA (Shkolla Shqiptare e Administratës Publike) dhe vlerësim me bazë meritokracinë”, thotë Pirdeni në postimin në rrjetet sociale.