Spiropali: Mesazhi dhe mësimet e Besëlidhjes së Lezhës, aktuale edhe sot

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka përcjellë sot mesazh me rastin e Kuvendit të Lezhës.


Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka përcjellë sot mesazh me rastin e Kuvendit të Lezhës.

“Themelimi i Kuvendit të Lezhës mbajtur në 2 mars 1444, i njohur edhe si Besëlidhja e Lezhës, është një nga ngjarjet historike kryesore të zanafillës së shtetit shqiptar. Nën udhëheqjen e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, ajo hodhi themelet e bashkimit kombëtar të shqiptarëve kundër pushtuesit të huaj”, shprehet Spiropali.

Sipas Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, “bashkimi politik dhe ushtarak i shqiptarëve përballë rrezikut osman shërbeu si një mesazh i fuqishëm dhe domethënës për të fituar mbështetjen dhe përkrahjen e Papatit dhe Europës”.

“Mesazhi dhe mësimet e Besëlidhjes së Lezhës janë aktuale edhe sot, kur Shqipëria është vendi kandidat që ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt Bashkimit Europian, një protagoniste e bashkëpunimit rajonal dhe e udhëheqjes së faktorit shqiptar në rajon, drejt familjes europiane, me të cilën na bashkojnë rrënjët, identiteti dhe e ardhmja”, pohon Spiropali.

Rama: 11 milionë udhëtarë gjatë 2024-ës, ia kemi kaluar edhe aeroportit të Beogradit

Në Berlin, aty ku po mbahet konferenca për shtyp për nisjen e Panairit të Turizmit ITB Berlin 2025, kryeministri Edi…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: 11 milionë udhëtarë gjatë 2024-ës, ia kemi kaluar edhe aeroportit të Beogradit

Në Berlin, aty ku po mbahet konferenca për shtyp për nisjen e Panairit të Turizmit ITB Berlin 2025, kryeministri Edi…