Rama në Panairin e Punës në Athinë: Shqipëria ka paga më të mira dhe taksa më të ulëta se Greqia

Ka hapur dyert sot në Athinë të Greqisë panairi i punës “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”.


Ka hapur dyert sot në Athinë të Greqisë panairi i punës “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja përpara hyrjes në sallën ku po organizohet ky panair janë shoqëruar nga qindra qytetarë që kishin dalë për të përshëndetur dhe për t’i uruar atyre mirëseardhjen.

Ministrja Balluku u shpreh se kjo është pjesa ku janë vendosur të gjitha kompanitë shqiptare që kanë ardhur për të bërë ofertat e tyre për hoteleri-turizëm, bujqësi, ndërtim, infrastrukturë.

“Aeroporti i Rinasit ka ardhur për të bërë prezantimin e ofertave që kanë pasur. Secili prej tyre është i pajisur me kontrata direkte që mund të lidhen dhe të gjithë ofertat sa i përket faciliteteve të ndryshme të punës”, tha Balluku.

Kryeministri Rama ka ndaluar personalisht në çdo stendë, ku ka komunikuar me përfaqësuesit e kompanive dhe ka theksuar mundësitë për pozicionet e ndryshme që ofrohen me paga që nisin nga 1 mijë euro në muaj, duke u rritur në varësi të kualifikimeve dhe përvojës profesionale.

Gjatë diskutimeve me kompanitë dhe ofertat që ato prezantonin, Rama tha se pagat por edhe taksat e shtetit janë më të mira dhe konkurruese në Shqipëri se ato në Greqi.

Kryeministri Rama tha se do të ketë të tjerë panairë në të ardhmen “Ideja është të kemi një panair të pranverës, një panair të vjeshtës në Greqi dhe pastaj do e bëjmë dhe në Itali. Po tani që ne kemi bindjen që me pagat jemi më mirë sesa këtu. Besoj që 1 vit e gjys 2 do të jemi pak a shumë si Italia.”, u shpreh ai.

Ministri i Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Gonxhja foli për ofertat për turizmin, pushteti qendror, projektet kryesore të investimeve në shërbimet turistike.

Nga ana tjetër, ministrja Kumbaro u ndal te “të gjitha ofertat turistike ku mbi 40 pjesëmarrës nga hoteleri turizëm, territori dhe bregdeti kanë sjellë kontrata, oferta dhe prezantim të rrogave drejtpërsëdrejti në këtë panair.

“Interesi është shumë i madh për disa nga kompanitë”, tha Kumbaro.

Sipërmarrësi Luan Bregasi ishte i pranishëm në këtë panair, ku foli krahas oferta në turizëm edhe për pagat që ofron biznesi i tij. “Një shef kuzhine merr tre mijë euro në muaj, një zëvendës shef kuzhine 1500 euro neto, masazhator 1200 euro plus 25% të xhiros. Ka vende pune dhe oferta plot. Na ke krijuar mundësi shumë të mira dhe për klimën e të bërit biznes”, u shpreh ai.

Kompania e vajit të ullirit Musaj dhe përfaqësuesit e kësaj kompanie ndanë me kryeministrin Rama ofertat e tyre për punësim dhe pagat në këtë sektor.

“Kemi ardhur me një ofertë konkrete për fuqi punëtore, kemi nevojë. I paguajmë shumë mirë, me kushte shumë të mira pune. Mund të përpunonim më shumë të produkte të ullirit, por për shkak të mungesës së fuqisë punëtore ai ulli ngeli i pa vjelë dhe doli me një kosto më të lartë”, u shpreh sipërmarrësi.

“Në bujqësi nuk paguhen punëtorët 700-800 euro. Krasitësit e vreshtave që janë banorë nga Konispoli në Igumenicë paguheshin 30-35 euro në ditë, ndërsa te ne marrin 45 euro në ditë dhe specialist nuk paguhet me krahun e punës, por me mendjen që ka”, tha një tjetër investitor.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau një tjetër histori suksesi siç e quajti ajo kompaninë shqiptare për bimë mjekësore nga Gradishti, që mori pjesë në një panair në Gjermani pak ditë më parë, ku mori kërkesa të shumta nga shqiptarët atje.

“Është një ngas kompanitë që krenohemi dhe që ka marrë kërkesat e para për punësim këtu në panair”, tha Denaj.

“Kemi nevojë për njerëz të kualifikuar në fushën e përpunimit agrobujqësor dhe menaxhimit për një vlerë të shtuar të produkteve tona. Pagat janë 1500-2000 euro në muaj dhe kushtet gjithashtu”, pohoi përfaqësuesi i kompanisë së bimëve medicinale.

Në panairin me temë “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, në Technopolis, Athinë, janë të pranishme mbi 100 subjekte shqiptare, liderë të investimeve në shumë fusha, do të ofrojnë në këtë panair mundësi punësimi për shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Panairi u ofron bashkatdhetarëve të diasporës që duan të kthehen dhe punojnë në Atdhe, mundësi punësimi, por edhe informacion mbi hapësirat për të investuar. Panairi i Punës, i pari i këtij lloji, në Greqi, hap një derë të re komunikimi me diasporën shqiptare për Shqipërinë 2030.

Të gjitha mundësitë e punës dhe materialet informuese do të jenë të aksesueshme edhe online, gjatë Panairit të Punës, për t’i mundësuar çdo personi të interesuar të marrë pjesë në këtë mundësi.

Panairi i Punës, i cili do të qëndrojë i çelur përgjatë gjithë ditës, deri në orët e para të mbrëmjes është i organizuar në panele, dedikuar fushave të ndryshme, konktretisht: Ndërtimi dhe Transporti; Mësuesit për Shqipërinë; Ekonomia, Punësimi dhe Familja; Hoteleria & Turizmi; Bujqësia dhe Zhvillimi Rural; Bashkitë, Investime & Punësim. Sipas fushave, panelet do të drejtohen nga ministrat përkatës, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhja, Mirela Kumbaro, Anila Denaj dhe Arbjan Mazniku.

Burimi ATSH

Rama: 11 milionë udhëtarë gjatë 2024-ës, ia kemi kaluar edhe aeroportit të Beogradit

Në Berlin, aty ku po mbahet konferenca për shtyp për nisjen e Panairit të Turizmit ITB Berlin 2025, kryeministri Edi…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: 11 milionë udhëtarë gjatë 2024-ës, ia kemi kaluar edhe aeroportit të Beogradit

Në Berlin, aty ku po mbahet konferenca për shtyp për nisjen e Panairit të Turizmit ITB Berlin 2025, kryeministri Edi…