Rama nga Berlini: Shqipëria e zgjedhura e nderit nē “ITB Berlin”, panairi më i madh në botë

Kryeministri Edi Rama njoftoi se ndodhet në Berlin të Gjermanisë, për të marrë pjesë në çeljen e Panairit të Turizmit, më i madhi në botë, ku Shqipëria është zgjedhur si vendi i nderit për vitin 2025.


Kryeministri Edi Rama njoftoi se ndodhet në Berlin të Gjermanisë, për të marrë pjesë në çeljen e Panairit të Turizmit, më i madhi në botë, ku Shqipëria është zgjedhur si vendi i nderit për vitin 2025.

Kryeministri tha se se “jemi përgatitur të lëmë mbresë të veçantë me ofertën dhe prezantimin tonë”.

“Mirëmbrëma nga Berlini. Pas një dite në Athinë, në panairin e parë të punës, ku 120 kompani nga Shqipëria prezantuan ofertën e tyre, për një gamë të gjerë vendesh pune, erdhëm këtu në Gjermani, ku Shqipëria do çelë nesër Panairin e Turizmit, si vendi i zgjedhur i nderit për vitin 2025. Kush e mendonte deri disa vite më parë Shqipërinë në këtë pozicion. E ftuar si vend nderi në panairin më të madh të botës për turizmin”, u shpreh Rama.

“Jemi përgatitur të lëmë një mbresë të veçantë me ofertën tonë dhe prezantimin tonë këtu. Kur ne morëm detyrën kishte vetëm turizëm patriotik pas vëllezërve dhe motrave nga Kosova e shqiptarëve që ktheheshin në shtëpi nga emigrimi apo Maqedonia e Veriut, ne jemi bërë vendi me rritjen më të madhe të turizmit në Europë, dhe renditemi prej tre vitesh radhazi në 3 vendet e para të klasifikimit të Organizatës Botërore të Turizmit në shkallë kontinentesh. Nga një popullatë nga 4,3% akses në aviacion kur ne morëm detyrën sot kemi 32% akses në aviacion për banorët rezidentë të Shqipërisë.

Ndërkohë që për të tretin vit radhazi aeroporti i Tiranës e ka kaluar atë të Beogradit për numër pasagjerësh, duke arritur vjet shifrën rekord të 11 milionë pasagjerëve. Shifra e 12 milionë turistëve nga një hartë e larmishme, ku figurojnë për herë të parë edhe mijëra japonezë, amerikano-latinë apo australianë ishte për 2024 një tjetër zhvillim i mëtejshëm i ekonomisë së re të turizmit shqiptar”, deklaroi ai.

Rama bëri të ditur se, “nesër, në prani të shumë mediave dhe gazetarëve, ne do jemi së bashku me drejtuesit e panairit që në mëngjes, për një ditë të jashtëzakonshme nxemjeje që kulmon pasdite me spektaklin e Shqipërisë, ndërsa pasnesër në mëngjes, në pavionin e Shqipërisë, edhe në praninë e autoriteteve të shtetit gjerman këtu në Berlin, do hapet zyrtarisht panairi i turizmit. Jam shumë krenar, vërtetë shumë krenar që ia arritëm këtë ditë dhe që do t’i bëjmë posaçërisht krenarë shqiptarët e Gjermanisë me praninë dhe rolin e Shqipërisë në këtë eveniment të madh global të turizmit”.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: 22.718 pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës

Shpërndarja e Bonusit të Pranverës nis sot për 730.430 pensionistë, brenda a jashtë vendit, pranë çdo pike të Postës Shqiptare…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: 22.718 pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës

Shpërndarja e Bonusit të Pranverës nis sot për 730.430 pensionistë, brenda a jashtë vendit, pranë çdo pike të Postës Shqiptare…