
Gonxhja me kryebashkiakun e Berlinit, në fokus inovacioni dhe kultura!
Ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja ndodhet në panairin e turizmit ITB Berlin 2025, më i madhi në botë

Pas ceremonisë së hapjes së panairit të turizmit ITB Berlin, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bisedoi me kryetarin e bashkisë së Berlinit, Kai Wegner si edhe me nënkryetaren Franziska Giffey.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, ministri Gonxhja, bëri me dije se u diskutua për tema që kalojnë nga inovacioni, te kultura. Gjithashtu, për mundësitë që lidhin Shqipërinë dhe Gjermaninë dhe se si mund të vijnë edhe më pranë njëra-tjetrës këto dy vende, me ide të reja, projekte kreative dhe shumë bashkëpunime të ardhshme.
Ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja ndodhet në panairin e turizmit ITB Berlin 2025, si pjesë e delegacionit qeveritar. Në këtë panair ndërkombëtar, Shqipëria mban Vendin e Nderit këtë vit, nën sloganin “Albania All Senses”.