
Trump pritet të shpallë nënshkrimin e marrëveshjes për mineralet me Kievin
Administrata Trump dhe Ukraina planifikojnë të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet që dështoi pas takimit katastrofik të Zyrës Ovale.

Administrata Trump dhe Ukraina planifikojnë të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet që dështoi pas takimit katastrofik të Zyrës Ovale, raporton Reuters, duke cituar katër persona të njohur me dosjen.
Presidenti Trump u ka thënë këshilltarëve të tij se dëshiron të shpallë marrëveshjen në fjalimin e tij në Kongres të martën mbrëma, thanë tre nga burimet.
Megjithatë marrëveshja nuk është nënshkruar ende dhe se situata mund të ndryshojë.
ATSH