Presidenti Xi nxit provincën Jiangsu të luajë një rol kryesor në zhvillimin kombëtar

Xi theksoi që Jiangsu duhet të marrë drejtimin në nxitjen e integrimit të inovacionit teknologjik dhe industrial

Foto nga Xinhua

Presidenti Xi Jinping i kërkoi të mërkurën provincës Jiangsu të Kinës Lindore, një fuqi ekonomike e vendit, të luajë një rol të madh në zhvillimin e përgjithshëm të Kinës.

Xi, gjithashtu Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK dhe Kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, të mërkurën mori pjesë në një shqyrtim me deputetët nga delegacioni i provincës Jiangsu, gjatë Sesionit të Tretë të Asamblesë së 14-të Kombëtare Popullore (AKP), legjislatura kombëtare e Kinës.

Xi theksoi që Jiangsu duhet të marrë drejtimin në nxitjen e integrimit të inovacionit teknologjik dhe industrial, përparimin e reformave të thella dhe hapjen e standardeve të larta, zbatimin e strategjive të mëdha kombëtare të zhvillimit dhe duhe të japë shembull në sjelljen e prosperitetit për të gjithë.

Presidenti kinez tha se inovacioni teknologjiko-industrial përbëjnë rrugët themelore për zhvillimin e forcave të reja prodhuese cilësore.

Që kur prezantoi këtë term në shtator të vitit 2023, Xi ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të forcave të reja prodhuese cilësore gjatë procesit të kultivimit të forcave reja rritjeje dhe të nxitjes së zhvillimit me cilësi të lartë.

Të udhëhequr nga risitë, forcat e reja prodhuese cilësore u referohen atyre që dalin nga përparimet e vazhdueshme në shkencë dhe teknologji, duke nxitur të ardhmen strategjike dhe industritë në zhvillim që mund të sjellin përparime teknologjike në një epokë të informacioni inteligjent.

Xi të mërkurën gjithashtu bëri thirrje për më shumë përpjekje për të ndjekur frymën e një simpoziumi të nivelit të lartë për ndërmarrjet private të zhvilluar rreth dy javë përpara sesioneve vjetore të legjislaturës më të lartë të Kinës dhe organit të lartë këshillues politik.

Në simpoziumin, ku mori pjesë Xi, u nënvizuan përpjekjet e autoriteteve kineze për të forcuar besimin dhe për të nxitur zhvillimin e sektorit privat.

Firmat private përbëjnë më shumë se 90% të totalit të ndërmarrjeve të vendit, me një rritje të pesëfishuar në tre vite të kaluara. Prania e tyre globale është zgjeruar gjithashtu, me numrin e firmave private kineze në listën e Fortune Global 500 që është rritur deri në gati 30.

Duhet të sigurohet trajtim i barabartë për ndërmarrjet në të gjitha format e pronësisë dhe duhet të bëhen përpjekje të qëndrueshme për të përmirësuar mjedisin e biznesit, tha Xi.

Ekonomitë kryesore provinciale duhet të marrin gjithashtu përgjegjësi më të mëdha në zbatimin e strategjive kryesore të zhvillimit kombëtar të vendit, tha presidenti.

Ai i kërkoi Jiangsu të bëjë përpjekje proaktive dhe të koordinuara në zhvillimin e integruar të deltës së lumit Jance, zhvillimin e brezit ekonomik të lumit Jance dhe zbatimin e strategjive të tjera të zhvillimit.

Jiangsu duhet të forcojë pjesëmarrjen e saj në strategji si zhvillimi i koordinuar i rajonit Pekin-Tianjin-Hebei dhe i Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao dhe të ketë një përfshirje të thellë në bashkëpunimin me cilësi të lartë në nismën “Një brez, një rrugë”, tha Xi.

Ashtu si Jiangsu, ekonomitë kryesore provinciale të Kinës po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në nxitjen e rritjes së vendit. Në vitin 2024, 10 prej tyre – Guangdong, Jiangsu, Shandong, Zhejiang, Sichuan, Henan, Hubei, Fujian, Shanghai dhe Hunan – kontribuan më shumë se 60% të PBB-së së vendit.

Burimi: CGTN

Lexo më shumë nga

Vengu me Komisionerin e Mbrojtjes, kërkon përfshirjen e Shqipërisë në programet e BE-së

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë vizitës njëditore në strukturat e Bashkimit Europian në Bruksel, zhvilloi një takim me Komisionerin…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Vengu me Komisionerin e Mbrojtjes, kërkon përfshirjen e Shqipërisë në programet e BE-së

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë vizitës njëditore në strukturat e Bashkimit Europian në Bruksel, zhvilloi një takim me Komisionerin…