Rama dhe Manastirliu ndjekin punimet në Universitetin Politeknik të Tiranës: Ambiente moderne, përfundon në dhjetor

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar sot punimet në Universitetin Politeknik të Tiranës


Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar sot punimet në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku falë investimit për rikonstruksionin e dy ndërtesave ekzistuese, ndërtimin e Muzeut të ri të Gjeologjisë, laboratorë modernë, salla leksionesh dhe studimesh do të krijohen kushte më të mira për studentët dhe pedagogët për zhvillimin akademik.

Ministrja Manastirliu tha se punimet kanë filluar prej një viti dhe pritet të mbarojnë në dhjetor të 2025-ës. “Prej një viti e pak ka filluar puna për rehabilitimin dhe ndërtimin e kampusit të Gjeologji-Minierave. Korpusi është një godinë historike dhe si e tillë punimet po ecin me ritmin e duhur edhe për arsye të problematikave të tërmetit, ka pasur nevojë për rishikim të projektit dhe përforcimeve përkatëse.

Është një investim prej gjashtë milionë euro nga buxheti i shtetit dhe kontributi që vetë Universiteti Politeknik jep. Është një projekt i realizuar nga vetë profesorët dhe kjo godinë përfundon në dhjetor të këtij viti”, tha ministrja Manastirliu.

“Universiteti Politeknik i Tiranës praktikisht është një kantier i hapur sepse dhe fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë është duke u rindërtuar. Kemi aty tre volume ndërtesash që ka filluar i pari dhe pritet që të vijohet me të dytin. Janë rreth 12 milionë dollarë të parashikuara për investimin ku sërish kemi 70% mbulim të buxhetit të shtetit dhe të gjithë projektet që po bëhen me sektorë të ndryshëm kryesisht shëndetësi dhe arsimi janë duke u bërë nga arkitektët dhe inxhinierët e Universitetit Politeknik”, shtoi Manastirliu.

Një prej pedagogëve të këtij universiteti, njëherësh edhe një prej hartuesve të këtij projekti, tha se bëhet fjalë për një ndërtesë të trashëguar dhe Monument i Kategorisë III.

“Gjithë kompleksi përfshin krahas objektit historik, ku do të strehohen dy departamente të rëndësishme të fakultetit ka dhe një ndërtesë tjetër 4 katëshe, e cila ishte totalisht e amortizuar dhe ajo me dëmtime nga tërmeti. U mendua të mos rrafshohej sepse ishte në gjendje jo krejt të keqe, kështu që u mendua që ta rikonstruktojmë, duke ruajtur të gjithë parametrat e ambientit, temperaturave etj. Dy departamente do të strehohen në atë ndërtesë. Në pjesën e prapme ka qenë një element shtesë, i cili ishte shumë i shëmtuar dhe prishte dhe integritetin e ndërtesës dhe u mendua të shkëputej nga ndërtesa historike. Të gjithë problemet e shfaqura janë çështje përforcimesh.

Pjesa tjetër që është e reja në këtë kontekst është Muzeu i Gjeologji-Mineraleve. Kjo është pak a shumë. Pjesa sipër ka dhe bibliotekën dhe një aulë të madhe që duhej sepse nuk arrinte të futej në ambientet e tjera. Është për një ngarkesë eko, tarracë e gjelbër. Krahas Muzeut brenda, këtu janë gurët e çmuar që krijojnë një mrekulli. Ajo është pjesa më e bukur e një muzeu shkencash. Debati i fundit kemi që do bëjmë dhe një muze të hapur që do të thotë gurë nga gjithë vendi me vlerat e tyre dhe do arrijmë t’i vendosim në këtë shëtitore. E kemi quajtur Pylli Orbital. I kemi propozuar arkitektit që pjesa që do jetë sipër është parashikuar me pllaka normale dhe menduam një imitim të idesë së Sheshit Skëndërbej duke përfituar nga shumica e karrierave që prodhojnë këto gurët dekorativë kanë lidhje me fakultetin”, u shpreh pedagogu i Universitetit Politeknik të Tiranës.

Nga ana e tij, kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë dhe sugjeroi disa detaje në lidhje me projektin, në mënyrë që ndërtesa dhe hapësira rreth saj të jenë të hapura edhe për publikun, pa cenuar procesin mësimor.

“Mendoj që duhet gjetur një mënyrë që kjo pjesë duhet parë, duhen bërë disa variante, duhet gjetur një mënyrë që të jetë sikur futesh në një zonë. Unë do mendoja që këtu mund të jetë një veshje që të jetë me volume gurësh që është edhe për mbrojtjen dhe për të gjitha por edhe që shkon në drejtim të kësaj. Zona këtu në vend që të jetë një gjë e shtruar në mes të qytetit, të jetë diçka pak më gjeologjike. Duhet punuar në disa variante dhe pastaj mund t’i angazhojmë të gjithë. Problemi është të kemi projektin e duhur në këtë pjesë meqenëse do të ndryshojë mesa kuptoj. Në qoftë se do të shkohet në këtë drejtim, nëse e kuptova qartë, atëherë duhet gjetur mënyra që dhe ky sheshi të mos jetë shesh tipik. Pra, në një anë të ruhet siç ka qenë. Duhet gjetur një mënyrë që të mos shqetësohet mësimdhënia, por të jetë dhe si qytet. Për shembull, të shtunave dhe të dielave ju mund ta hapni për publikun këtë pjesë”, pohoi Kryeministri Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vengu me Komisionerin e Mbrojtjes, kërkon përfshirjen e Shqipërisë në programet e BE-së

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë vizitës njëditore në strukturat e Bashkimit Europian në Bruksel, zhvilloi një takim me Komisionerin…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Vengu me Komisionerin e Mbrojtjes, kërkon përfshirjen e Shqipërisë në programet e BE-së

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë vizitës njëditore në strukturat e Bashkimit Europian në Bruksel, zhvilloi një takim me Komisionerin…