Punimet në Kampusin e Ri të Akademisë së FA, Rama dhe Vengu: Sipas standardeve më të larta të NATO-s

Kampusi i ri Akademisë së Forcave të Armatosura, një investim i shtrirë në një hapësirë prej 10 hektarësh.


Kampusi i ri Akademisë së Forcave të Armatosura, një investim i shtrirë në një hapësirë prej 10 hektarësh, i cili po ndërtohet sipas modelit të një prej akademive më të mira në SHBA, West Point, është drejt finalizimit të fazës së parë të projektit.

I konceptuar me standardet më të larta të NATO-s, kampusi do të ofrojë gjithçka bashkëkohore që nga godina mësimore, konvikti, qendra shëndetësore, kinemaja, palestra, pishina e mbyllur, terrenet sportive dhe ato të stërvitjes ushtarake në natyrë, si poligonet, pista e vrapit, kulla e alpinizmit, etj

Akademia e re do të ketë si fillim 300 studentë dhe degë të reja, përfshirë dhe inteligjencën artificiale, ku do të ketë diploma të përbashkëta me Universitetin Politeknik në degë të caktuara, por dhe binjakëzime me Akademitë e vendeve aleate të NATO-s.

Kryeministri Rama ishte sot në kantier për të ndjekur ecurinë e punimeve, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Pirro Vëngu.

“Në këtë repart të Tufinës, praktikisht jemi në një njollë prej 45 ha, 10 ha janë të dedikuara tërësisht për Akademinë e Re të Forcave të Armatosura. Masterplani presupozon 3 faza, është duke u finalizuar pjesa e parë, e cila parashikon një objekt kryesor për fakultetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes që është shtylla kryesore e akademisë në fakt ku kemi rreth 300 studentë, të cilët do të akomodohen qenë sezonin e ardhshëm me përfundimin e punimeve.

Përfundimi i punimeve parashikohet nga inxhinierë praktikisht brenda korrikut. Këtu jemi në zonën e parë që kemi rehabilituar tërësisht një godinë të vjetër të repartit ku do jetë dhe mensa, e cila ka të gjitha kapacitetet për tërësinë e stafit dhe tërësinë e personelit dhe të studentëve që në fazë të parë dhe do vijojnë pastaj më poshtë me godinën kryesore, e cila është në përfundim e sipër.

Masterplani parashikon në fazë të dytë edhe të gjithë elementët mbështetës, fushat sportive, konviktin, të cilin jemi duke e dizajnuar me arkitektët ndërkombëtare në mënyrë që e gjithë akademia të ketë mundësi pastaj që të rrisë edhe numrin e studentëve.” – shpjegoi Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili foli gjithashtu për rekrutimet e reja në Akademi.

“Vitin aktual, praktikisht në shtator patëm një sezon shumë të mirë rekrutimesh, rreth 1100 aplikantë dhe me një përzgjedhje shumë strikte, nga 1100 aplikantë praktikisht vetëm 87 kemi marrë që është një normë seleksionimi shumë e rreptë, por kjo tregon që ka kërkesa të mëdha në fakt për t’u atashuar në programet e Akademisë, programet Bachelor dhe programet Master ku kemi sivjet edhe programe me mbrojtje kibernetike, me shumë interes edhe nga personel civil, personel të gjitha subjekteve të tjera ligjzbatuese ne fakt që janë të interesuar të gjenerojnë kapacitete për mbrojtje kibernetike dhe kësaj radhe, për herë të parë kemi dhe programit për AI sepse me të gjithë programet që kanë të bëjnë me industrinë ushtarake, kanë të bëjnë me sistemet e mbrojtjes, simulatorët, shkollën e re të Aviacionit që siç e dini, e kemi në plan të ndërtojmë, patjetër që edhe elementët e AI do të integrohen”, u shpreh ai.

Ndërsa sa i takon harmonizimit të projektit të Kampusit me mjedisin përreth, Ministri Vengu tha se: “Besoj se është nga të vetmet kampuse ndoshta në Republikën e Shqipërisë që ka edhe elementin e natyrës tërësisht dominues në tërësinë e pronës dhe do të përpiqemi që gjithmonë në çdo fazë të zhvillimit, këtë kemi biseduar dhe me arkitektë ndërkombëtarë, që t’i përmbahemi elementit natyror që të mos kemi struktura që pushtojnë, por struktura që integrohen dhe janë me intensitet të ulët. Këtu kemi dhe burime qe vijnë nga mali dhe do të përpiqemi t’i integrojmë në mënyrë sepse është uji i pastër dhe që ka kaluar për përdorime ushtarake në të kaluarën, dhe do të përpiqemi ta integrojmë në natyrë dhe në funksionalitet të të gjithë akademisë”, detajoi ai.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama tha se, ndonëse afatet e parashikuara për përfundimin e plotë të Kampusit janë të rëndësishme, kryesore mbetet cilësia.

“Unë them në të gjitha rastet të kapim patjetër korrikun, por me cilësinë. Në tetor për vitin akademik mbase bëhet gati. Nuk duhet të nxitohemi, duhet bërë çdo gjë perfekt. Është gjithë ky investim, duhet të jetë perfekt. Arkitektura është e bukur, hapësirat janë të bukura, koncepti i brendshëm është i bukur. Unë them që 6 muaj të mira i do kjo që të jetë tamam”, sugjeroi Kryeministri.

Ndër të tjera, Kryeministri tha se me përfundimin e plotë të punimeve, Kampusi i ri do të jetë një pikë referimi për të gjithë ushtrinë.

“Ky kampus shpresojmë të mbarojë në dy vitet e ardhshme komplet dhe të jetë një pikë referimi për të gjithë ushtrinë, s’është puna vetëm e studentëve, po edhe e ushtarakëve që të jetë një kampus i standardeve më të larta, të kampuseve të NATO-s, pastaj mbase edhe avancimi i projektit që kemi për ata akademinë që duam të sjellim nga vendet aleatë, do jetë super pastaj dhe do të mund pastaj që ne të japim shërbime për të tjerë që të sjellim të ardhura në buxhetin e mbrojtjes. Plus me industrinë jemi duke ecur mirë dhe kemi vënë disa baza të mira për të ndërtuar një industri të re ushtarake, prodhimi e armatimi. Dhe komponenti i tretë Ministra e Mbrojtjes në mbështetje nga turizmi për të vendos një sërë asetesh në dispozicion të turizmit që Ministria e Mbrojtjes të mbajë një pjesë të pronësisë, duke marrë të ardhura”, u shpreh ai.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Një libër kujtimesh, fare pak për një mjeshtër si Piro Milkani!

U takova rastësisht me mikun e vjetër Piro Milkani. Bleva librin e tij “E pabesueshme por e vërtetë”, dhe...

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Një libër kujtimesh, fare pak për një mjeshtër si Piro Milkani!

U takova rastësisht me mikun e vjetër Piro Milkani. Bleva librin e tij “E pabesueshme por e vërtetë”, dhe...