
Gonzato në Gjykatën Kushtetuese: BE, mbështetje për institucionet e pavarura të drejtësisë në Shqipëri
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot një vizitë në Gjykatën Kushtetuese.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot një vizitë në Gjykatën Kushtetuese.
Gonzato u shpreh se kjo vizitë vjen në shenjë mbështetjeje të BE-së për institucionet e pavarura të drejtësisë në Shqipëri.
Gonzato theksoi se, jo vetëm Gjykata është garantuese e Kushtetutës dhe instanca më e lartë në vend për të mbrojtur të drejtat individuale kushtetuese, por gjithashtu ka një rol të rëndësishëm për të luajtur gjatë negociatave dhe në përmbushjen e kërkesave të Kapitullit 23, i cili është kyç për anëtarësimin e Shqipërisë.
“Sot bëra një vizitë në Gjykatën Kushtetuese në shenjë mbështetjeje të BE-së për institucionet e pavarura të drejtësisë në Shqipëri. Jo vetëm që Gjykata është garantuese e Kushtetutës dhe instanca më e lartë në vend për të mbrojtur të drejtat individuale kushtetuese; gjithashtu ka një rol të rëndësishëm për të luajtur gjatë negociatave dhe në përmbushjen e kërkesave të Kapitullit 23, i cili është kyç për anëtarësimin e Shqipërisë”, tha ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.
Marrë nga ATSH