
Manastirliu: Lehtësim i procedurave të regjistrimit të mësuesve në diasporë
Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar vendimin për lehtësimin e procedurave të regjistrimit të mësuesve në diasporë në regjistrin kombëtar të mësuesve të diasporës.

Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar vendimin për lehtësimin e procedurave të regjistrimit të mësuesve në diasporë në regjistrin kombëtar të mësuesve të diasporës.
Në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se “i hapim rrugën jo vetëm zhvillimit të mëtejshëm të programeve të gjuhës shqipe në diasporë sikurse kemi bërë me mësuesit shqiptarë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Greqi për mësimin e gjuhës shqipe të nxënësve, të cilëve ata i mësojnë gjuhën amëtare”.
Por, vijoi ministrja nga ana tjetër edhe zhvillimin e këtij programi në vijimësi edhe në vende të tjera.
“I japim mundësi nxënësve që ndjekin këto kurse të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare të pajisen me certifikimin përkatës për njohuritë dhe aftësitë e tyre”, tha Manastirliu.
ATSH