Rama: “Albania” të vendoset në tryezën e BE-së, ky është thelbi i gjithë përpjekjes time

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “në 11 maj nuk ka tifozllëk, sepse duhet të fusim Shqipërinë në Bashkimin Evropian”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “në 11 maj nuk ka tifozllëk, sepse duhet të fusim Shqipërinë në Bashkimin Evropian”.

Duke iu përgjigjur sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformat sociale, Rama tha se “futja në BE na jep tri gjëra shumë shumë të rëndësishme, që ndryshe nuk i garantojmë për të nesërmen”.

“Liritë individuale. Kush është jashtë Bashkimit Evropian i ka gjithmonë të kërcënuara. Në BE liritë individuale janë të garantuara. E dyta, barazia para ligjit. Shikoni si është situata, sot unë jam, nesër s’jam, dikush tjetër nesër vjen me një qeveri tjetër dhe thotë “ta përmbysim komplet reformën në drejtësi, ta mbyllim, t’i vëmë çelësin SPAK-ut, institucioneve të reja dhe të kthehemi atje ku ishim”. Kush e pengon ta bëjë? Nëse jemi në BE, gjithçka është e garantuar”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “nëse jemi në BE barazia para ligjit është në një nivel tjetër edhe brenda, edhe jashtë, se ajo pasaporta që shkruan “Republika e Shqipërisë” nuk është vetëm Republika e Shqipërisë, por sipër do të shkruajë BE. Cilindo që jeton jashtë apo që është këtu do të jetë komplet i barabartë para ligjit dhe para gjithçkaje që ka shoqëria e përbashkët e BE-së, i barabartë. Do të marr sot makinën dhe thotë do të ndaloj në filan vend. Siç është Korça, nëse Shqipëria sot po themi është Pogradeci, atëherë Italia do të jetë Elbasani, Gjermania do të jetë Tirana, në kuptimin e të jetuarit në një mjedis, në një hapësirë, pa kufi, po pa kufi, jo thjesht pa viza, por pa kufi në çdo gjë”.

“Kjo bën që të mos ketë më kërcënime të natyrave që kemi pasur në vitet pararendëse. Të mos ketë kërcënime të lirive, të të drejtave, por përkundrazi të shkojnë duke u përmirësuar. E treta, janë standardet, të gjitha standardet e bashkëjetesës janë të garantuara. Ana tjetër e medaljes është që momentin që ne hyjmë në BE, aty ka një kategori shtetesh që janë përfituesit dhe një që janë kontribuesit. Kontribuesit janë ata më të fortët më të zhvilluarit, më të pasurit që kontribuojnë në këtë familje për të forcuar ata që janë më të vegjël që janë më të dobët dhe përfituesit përveç buxhetit që kanë nga Brenda kanë edhe një buxhet ekstra nga jashtë, fonde të BE-së”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “ju kujtohet kur ndodhi COVID dhe shkruanit nga Greqia, Italia dhe thonit që shiko se ‘na jep greku dhe italiani’, nuk jepte greku dhe italiani, por BE, që ne si kishim se nuk jemi në BE. Të gjitha këto janë në 11 maj tek vota. Për sa kohë ne nuk jemi në BE, kijeni mirë parasysh, ka shumë rëndësi kush qeveris këtu, sa i besohet dhe sa respektohet ai që qeveris këtu. Duhet vetëm fokus dhe brenda 2027-ës të mbyllim negociatat. Kjo duhet si fiksim”.

Rama tha se objektivi është që “Albania” të shënohet në tryezë e familjes Evropiane dhe se ky është thelbi i gjithë përpjekjes tij.

“Nuk ka rëndësi fare. Kujtim Gjuzi është ekselent, është më i miri nga ata. Është më i miri, më simpatiku, më evropiani nga ata dhe gjëja që dua ta bëj shumë, shumë të qartë se do ta bëj dhe vizualisht të qartë, më falni se këto vizualet i kam qejf unë, është që këtë ne ta vëmë në tryezën e BE. Këtë. Dhe Albania të rrijë aty njësoj si Italia, si Eladha, si të tërë atje dhe të mos lëvizë më. Ky është fiksimi. Të vendosim emrin tonë në tryezën e familjes evropiane një herë e përgjithmonë dhe jo vendoset atje ku na ftojnë dhe hiqet sa dalim ne dhe ata vazhdojnë bëjnë mbledhje pastaj për punë të tjera. Jo! Të jemi atje, të barabartë mes të barabartësh. Albania! Që do të thotë çdo shqiptar dhe shqiptare është i/e barabartë mes barabartësh dhe s’ka më mundësi ta shohë dikush nga lart –poshtë sepse është pjesë e së njëjtës familje”, tha Rama.

“Ky është thelbi i gjithë përpjekjes sime dhe kjo është arsyeja pse unë i duroj heroikisht të gjithë llojet e poshtërsive dhe të gjithë llojet e maskarallëqeve, dhe të gjithë llojet e ligësive që më hidhen orë e çast mbi fytyrë dhe më keq akoma që i hidhen dhe familjes sime. Kjo është arsyeja. Tani ka dhe një gjë tjetër që dua të them, dua të them që është bërë problem shumë i madh që ti flet dhe pastaj e sheh që të citojnë mbrapsht”, nënvizoi Kryeministri Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Një libër kujtimesh, fare pak për një mjeshtër si Piro Milkani!

U takova rastësisht me mikun e vjetër Piro Milkani. Bleva librin e tij “E pabesueshme por e vërtetë”, dhe...

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Një libër kujtimesh, fare pak për një mjeshtër si Piro Milkani!

U takova rastësisht me mikun e vjetër Piro Milkani. Bleva librin e tij “E pabesueshme por e vërtetë”, dhe...