
Tatimet: 32,7 miliardë lekë në buxhet për muajin shkurt
Referuar të dhënave, të ardhurat e mbledhura në muajin e dytë të vitit rezultojnë 3,6 miliardë lekë, ose 12% më të larta sesa të ardhurat e mbledhura në shkurtin e 2024-ës.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se të ardhurat e mbledhura në buxhet për muajin shkurt llogariten 32,7 miliardë lekë.
Referuar të dhënave, të ardhurat e mbledhura në muajin e dytë të vitit rezultojnë 3,6 miliardë lekë, ose 12% më të larta sesa të ardhurat e mbledhura në shkurtin e 2024-ës.
Po ashtu këto të ardhura ishin 7% më të larta se plani për t’u mbledhur gjatë shkurtit, ose 2,3 miliardë lekë.
ATSH