
Lara Colturi renditet e 3-ta në Sllallomin Gjigant të Ares në Suedi
Lara Colturi, skiatorja më e re e finaleve botërore, që garon për Shqipërinë, arrin një tjetër rezultat mbresëlënës, duke u renditur e 3-ta në Sllallomin Gjigant të Ares në Suedi.

Lara Colturi, skiatorja më e re e finaleve botërore, që garon për Shqipërinë, arrin një tjetër rezultat mbresëlënës, duke u renditur e 3-ta në Sllallomin Gjigant të Ares në Suedi.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga garimi i skiatores Colturi, e cila ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në këtë garë.
Përfaqësuesja e Shqipërisë, skiatorja italiane Lara Colturi u rendit në janar në vendin e dytë në Kupën e Botës në Ski.
18-vjeçarja u rendit e dyta në garën e Sllovenisë, duke shenjuar një tjetër moment historik për vendin tonë, sa i takon sportit të skive.
Në muajin shkurt në debutimin e saj në Kupën e Botës të Skive Apline, Lara Colturi ka arritur të renditet e 7-ta mes 10 më të mirave të botës.
Ndërsa në Sestriere të Italisë, në Sllallomin Gjigant, skiatorja që garon për Shqipërinë ka realizuar kohën e 6-të më të mirë të ditës.
Burimi ATSH