Drejt përfundimit parku “Dua të Luaj” në Berat, Rama: Hapësirë rekreative për qytetarët dhe turistët

Në qytetin e Beratit është drejt përfundimit parku rekreativ “Dua të luaj”, duke u siguruar qytetarëve dhe turistëve një hapësirë çlodhëse dhe rekreative për aktivitete sportive.


Në qytetin e Beratit është drejt përfundimit parku rekreativ “Dua të luaj”, duke u siguruar qytetarëve dhe turistëve një hapësirë çlodhëse dhe rekreative për aktivitete sportive.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna që po kryhet për ndërtimin e këtij parku, një projekt i Fondit Shqiptar të Zhvillimit në kuadër të programit “Dua të luaj”, që po zhvillohet në disa bashki.

“Drejt përfundimit parku “Dua të Luaj” në Berat, një hapësirë rekreative për të gjithë qytetarët, por dhe për turistët e shumtë që do të ndalen në qytetin e UNESCO-s”, shkruan Rama.
Projekti “Dua të luaj” synon rritjen e mirëqenies së komunitetit dhe dhënien e mundësisë për zhvillimin motorik të brezave të rinj.

Ky projekt konsiston në ndërtimin e këndeve që mundësojnë zhvillim të aftësive motorike të fëmijëve të moshave të ndryshme dhe që aksesohet nga të gjithë; rimodelimin apo përmirësimin e këndeve të lojërave ekzistues të degraduar, me qëllim rritjen e aksesit dhe bashkëveprimin me elementet natyrorë; si dhe krijimin e infrastrukturave të cilat ndikojnë në sigurinë për grupmoshat 0-14 vjeç, si p.sh., sinjalistikë në infrastrukturën rrugore, barriera dhe hapësira urbane rrethuese në këndet ekzistuese, etj.

ATSH

Lexo më shumë nga

Anëtarësimi në BE, Mazniku: Të gatshëm që të mbyllim negociatat

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh se, qeveria është e angazhuar për të çuar përpara anëtarësimin e Shqipërisë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Anëtarësimi në BE, Mazniku: Të gatshëm që të mbyllim negociatat

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh se, qeveria është e angazhuar për të çuar përpara anëtarësimin e Shqipërisë…