
Fond 13 milionë euro për forcimin e Mbrojtjes Civile, Vengu: Bëjmë Shqipërinë më të sigurt
Bashkitë në të gjithë vendin do të përfitojnë një fond prej 13 milionë eurosh për implementimin e projekteve për parandalimin e katastrofave natyrore.

Bashkitë në të gjithë vendin do të përfitojnë një fond prej 13 milionë eurosh për implementimin e projekteve për parandalimin e katastrofave natyrore. Këshilli i Ministrave miratoi listën e projekteve që njësitë kanë propozuar dhe që parashikojnë investimet në infrastrukturë, mjete, rikonstruksion digash.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh i lumtur që u finalizua me sukses një punë voluminoze pas një periudhe konsultimi në 12 qarqet e vendit bashkë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
“Tashmë, njësitë vendore në të gjithë Republikën e Shqipërisë mund të nisin nga puna për të forcuar edhe më shumë sistemin e Mbrojtjes Civile, në mënyrë që parandalimi i katastrofave natyrore të bëhet në kohë për të evituar dëmet”, theksoi Vengu.
“Këshilli i Ministrave miratoi listën e projekteve që njësitë kanë propozuar dhe që parashikojnë investimet në infrastrukturë, mjete, rikonstruksion digash. 13 milionë euro do të shkojnë për këtë qëllim në mënyrë që bashkitë e të gjithë vendit të nisin sa më parë nga puna për implementimin e projekteve që do ta bëjnë Shqipërinë më të sigurt”, theksoi Vengu në një postim në rrjetet sociale.