Kos: Parlamenti, rol kyç në anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka reaguar pas takimit të sotëm me Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali


Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka reaguar pas takimit të sotëm me Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të Parlamentit në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një postim në rrjetet sociale, Kos theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërpartiak dhe miratimit të reformave kyçe për përshpejtimin e integrimit europian.

“E dashur Elisa, ju falënderoj për takimin tonë konstruktiv! Parlamenti ka një rol vërtet jetik në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, miratimin e reformave kyçe dhe sigurimin e bashkëpunimit ndërpartiak. Është kjo frymë gjithëpërfshirëse dhe e dialogut që mbështet fuqishëm këtë moment të favorshëm për anëtarësimin e Shqipërisë,” shkroi Kos.

Takimi mes Kryetares së Kuvendit dhe Komisioneres Europiane për Zgjerimin vjen në kuadër të angazhimeve të përbashkëta për përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Sportistët shqiptarë, medalje të arta në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore

Në këtë event Shqipëria po përfaqësohet me 6 atletë me aftësi të kufizuara intelektuale në 3 disiplina sportive dimërore, për…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sportistët shqiptarë, medalje të arta në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore

Në këtë event Shqipëria po përfaqësohet me 6 atletë me aftësi të kufizuara intelektuale në 3 disiplina sportive dimërore, për…