
Spiropali: Marrëveshjet e miratuara në Kuvend përshpejtojnë anëtarësimin në BE
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, reagoi sot pas votimit në Kuvend të dy projektligjeve që afrojnë edhe më shumë Shqipërinë me anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, reagoi sot pas votimit në Kuvend të dy projektligjeve që afrojnë edhe më shumë Shqipërinë me anëtarësimin në Bashkimin Europian.
“Dy ndër projektligjet që miratuam sot në Kuvend lidhen drejtpërdrejt me përshpejtimin e anëtarësimit në Bashkimin Europian,” theksoi Spiropali.
Projektligjet e miratuara janë: Ratifikimi i marrëveshjes së huas me Komisionin Evropian “Për lehtësinë e reformës dhe zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”; Ratifikimi i marrëveshjes së facilitetit me Komisionin Evropian “Për rregullimet specifike për zbatimin e mbështetjes së Bashkimit Evropian për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të facilitetit për reforma dhe rritje”.
Sipas Spiropalit, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të të cilit janë miratuar këto marrëveshje, përbën një nxitje dhe lehtësim, por edhe një përgjegjësi për të përshpejtuar hapat drejt integrimit në familjen europiane.
Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot në seancë plenare. Pas rreth 6 orë diskutimesh, Kuvendi votoi projektligjet dhe projektvendimet në rend të ditës.