
Përfaqësia e Bankës Evropiane të Investimeve në Tiranë, Hasani: Ecim përpara me agjendën evropiane të Shqipërisë
Në Parlamentin e Shqipërisë është ratifikuar edhe Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), e cila parashikon hapjen e përfaqësisë së BEI në Tiranë.

Në Parlamentin e Shqipërisë është ratifikuar edhe Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), e cila parashikon hapjen e përfaqësisë së BEI në Tiranë.
Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Sipas tij, “ky është një hap me rëndësi që e ndihmon Shqipërinë të avancojë në rrugën e integrimit evropian dhe zhvillimit të qëndrueshëm, pasi hapja e një zyre të BEI në Tiranë është një mundësi për të përshpejtuar realizimin e projekteve strategjike, si infrastruktura, energjia e rinovueshme, digjitalizimi, kujdesi shëndetësor dhe arsimi”.
Ndër të tjera, ai nënvizon se kjo zyrë do të ndihmojë për financime të reja dhe mbështetje për projekte kyçe që do të kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët shqiptarë.
Hapja e përfaqësisë së BEI në Tiranë është me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe dërgon një mesazh të fortë besimi për klimën ekonomike në vendin tonë.
Burimi ATSH