
Duma: “Challenge Fund”, mundësi të reja financimi për startup-et
Thirrja e tretë e programit “Challenge Fund” mbështet idetë inovative në sipërmarrje në fusha të ndryshme të ekonomisë kreative dhe teknologjisë.

Thirrja e tretë e programit “Challenge Fund” mbështet idetë inovative në sipërmarrje në fusha të ndryshme të ekonomisë kreative dhe teknologjisë.
Zëvendësministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Sokol Duma, mori pjesë në sesionin informues për thirrjen e tretë të Challenge Fund.
Duma tha se, “ky është një program që po krijon mundësi të reja financimi për start-up-et dhe NVM-të shqiptare, duke mbështetur zgjidhje inovative në faza të ndryshme të zhvillimit”.
Ky takim mblodhi mbi 40 pjesëmarrës nga fusha të ndryshme si ekonomia kreative, teknologjia, artizanati dhe shërbimet turistike, profesionistë dhe sipërmarrës të angazhuar në krijimin e ideve dhe zgjidhjeve të reja për tregun shqiptar.
Përmes këtij programi janë akorduar deri tani 40 grante me një total financimi prej 712,552.08 euro.
Programi financon 3 kategori:
LOT 1: Ide dhe Validim – 10,000 euro (5% bashkëfinancim)
LOT 2: Faza e Rritjes – 20,000 euro (20% bashkëfinancim)
LOT 3: Shkallëzim (Scale-Up) – 30,000 euro (30% bashkëfinancim)
Duma bëri të ditur se, së bashku me “EU4Innovation”, janë investuar mbi 11.7 milionë euro për të fuqizuar ekosistemin e inovacionit dhe start-up-et shqiptare, duke mbështetur programe inkubimi, akselerimi dhe pjesëmarrjen e tyre në evente ndërkombëtare.