Trajneri Silvinjo: Nisim një vit të rëndësishëm, Botërori një ëndërr

Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, trajneri i Kombëtares Silvinjo doli sot në konferencën zyrtare për media.


Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, trajneri i Kombëtares Silvinjo doli sot në konferencën zyrtare për media.

Tekniku kuqezi foli për lojtarët e ftuar, risitë, mungesat e rëndësishme për shkak të dëmtimit dhe për dy ndeshjet e para ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Konferencën e nisi me një sqarim për mediat për katër lojtarët që mungojnë për shkak të dëmtimeve: Mario Mitaj, Elseid Hysaj, Mirlind Dakun dhe Keidi Barën.

“Mario Mitaj ka problem në pubalgji dhe është vendosur të operohet. Keidi Bare ka dëmtim në pulpë dhe nuk është i disponueshëm për momentin, ka pasur komunikim mes doktorit tonë dhe klubit të Zaragoza-s. Me Elseid Hysajn kam komunikuar vetë dhe mund të jetë i gatshëm për t’u rikthyer pas pauzës së Kombëtares për t’u trajnuar me ekipin e tij. Daku ka të njëjtin problem, pra në pubalgji, dhe do të ketë mundësi të trajtohet për t’u rikthyer shpejt me ne dhe skuadrën e tij,” tha Silvinjo.

Sa i përket dy ndeshjeve të marsit, Silvinjo tha se janë dy ndeshje të vështira, shumë të ndryshme nga njëra-tjetra dhe se duhet punuar shumë për të dyja.

“Sa i përket Anglisë, jam dakord, është ndër më të fortat në botë, ka lojtarë shumë të fortë, tani ka një trajner shumë të madh, siç ishte edhe Gareth Southgate që arriti dy finale europiani. Tani vjen një trajner tjetër i rëndësishëm, të pret një ekip me nivel të lartë. Ne duhet të punojmë shumë. Më shqetësojnë të dy ndeshjet”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët nëse ka një qasje tjetër për të shkuar në Kupën e Botës, trajnieri i Kombëtares shqiptare theksoi se “përballja me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë na ka mësuar shumë dhe ne do të punojmë shumë për t’ia dalë mbanë. Ne jemi një Kombëtare e vogël, por që jemi vazhdimisht në rritje. Sigurisht që do të bëjmë ndryshime të rëndësishme, stimuj të tjerë, më shumë në fokusin e përqendrimit dhe në aspektin teknik apo taktik, por gjithmonë duke mos humbur ekuilibrin e skuadrës, sepse ai është i rëndësishëm”.

“Ky kompeticion që nisim është shumë i vështirë, por është një ëndërr e bukur. Duhen ndeshje perfekte, sepse rregulli është i ndryshëm, vetëm një shkon direkt. Është një grup i vështirë, por jo i pamundur se e nisin të gjithë nga zero. Por ajo që nuk duhet të negociojmë me askënd, është që në fushë shkohet me zemër, djersë, se përfaqësojmë një komb, kjo nuk duhet të mungojë kurrë”, vijoi ai.

Trajneri i Kombëtares foli edhe për risinë në listë, Etnik Brrutin. Në lidhje me polemikat për zgjedhjen e Shqipërisë nga mesfushori, Silvinjo tha se i takon lojtarit të vendosë për kombëtaren që përfaqëson. Braziliani zbuloi edhe arsyen përse e ftoi, duke thënë se te kuqezinjtë mungojnë mesfushorët dhe sulmuesit e krahut të djathtë, që luajnë me këmbën e majtë.

“ Sa i përket Brrutit, ai është një lojtar që ne e kemi ndjekur dhe që ka karakteristika të mira. Është mëngjarash dhe është një lojtar që na mungon. E kam shpjeguar edhe më parë, Muçolli ishte një lojtar që i kishte këto karakteristika, por që fatkeqësisht ka disa kohë që është i dëmtuar dhe humbi edhe Europianin. Është një lojtar shumë i mirë që na pëlqen dhe uroj të rikthehet. E thashë edhe më parë, kemi mbingarkesë në të majtën, në të djathtën kemi më pak, edhe në mesfushë. Rikthehet edhe Pajaziti, jam shumë i lumtur, është një lojtar polivalent që mund të bëjë disa role. Brruti është një lojtar me të majtën, që e kemi vlerësuar dhe meriton të vijë te ne dhe jam i bindur se mund të bëjë gjëra të rëndësishme”, tha ai.

ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shpatën e ndëshkimit ia kemi dorëzuar drejtësisë, vetëm kështu pasaporta europiane e Shqipërisë bëhet realitet

Sipas Kryeministrit, “skuadra e PS është më e forta që ka patur në fushë ndonjëherë dhe më përfaqësuesja”.

Global 360

Mbyllet Zëri i Amerikës

Biberaj: Kapitull i trishtuar në historinë e angazhimit të SHBA me botën

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shpatën e ndëshkimit ia kemi dorëzuar drejtësisë, vetëm kështu pasaporta europiane e Shqipërisë bëhet realitet

Sipas Kryeministrit, “skuadra e PS është më e forta që ka patur në fushë ndonjëherë dhe më përfaqësuesja”.