Spitali “Memorial” në Fier kalon në autonomi financiare, Rama: Mjekët, shpërblim sipas performancës

Spitali Rajonal Memorial i Fierit është kthyer në shembullin më të mirë të shërbimit mjekësor në vend, duke u bërë model për menaxhimin modern të spitaleve.


Spitali Rajonal Memorial i Fierit është kthyer në shembullin më të mirë të shërbimit mjekësor në vend, duke u bërë model për menaxhimin modern të spitaleve.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me ekipin e mjekëve të Spitalit Rajonal Memorial, të përbërë nga mjekë të specializuar nga Turqia dhe Shqipëria, dhe u dorëzoi bashkëdrejtuesve të Spitalit kartën e autonomisë financiare.

Gjatë këtij takimi, gjashtë spitale të tjera të vendit; Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Materniteti “Koço Gliozheni”, Spitali Rajonal Korçë, Spitali Rajonal Elbasan, Spitali Rajonal Gjirokastër dhe Spitali Universitar i Traumës – morën kartën e autonomisë menaxheriale, duke iu bashkuar këtij transformimi që po fuqizon sistemin shëndetësor. Kartat iu dorëzuan drejtuesve të institucioneve nga Kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë që objektivi i qeverisë mbetet krijimi i 17 qendrave ekselence deri në vitin 2027.

Kryeministri Edi Rama dorëzoi kartën e autonomisë financiare për spitalin “Memorial” në Fier që bëhet model për menaxhimin modern të spitaleve.

“Këtu nisi një rrugë e re pak a shumë 4 vite më parë dhe po këtu nisi dhe procesi i autonomisë menaxheriale i cili ka dhënë të gjithë rezultatet kuptimplota për të parë konkretisht se sa e rëndësishme është që mjekët, infermierët, skuadrat që jetojnë përditë dhe punojnë me orë e pa orë shpeshherë në spitale të kenë në dorë vendimmarrjen për menaxhimin dhe të kenë në dorë vendimmarrjen për shpenzimet e spitaleve”, tha Rama.

Sipas Ramës, është një kapërcim nga një sistem i centralizuar jo efektiv, shumë burokratik, në një sistem shumë më të zhdërvjellët dhe shumë më modern, ku patjetër përfituesit e parë janë pacientët, por sigurisht për mjekët dhe për infermierët dhe për të gjithë personelin mbështetës është një mundësi që të vlerësohen sipas punës dhe të vlerësohen sipas rezultateve në punë, çka do të thotë se edhe shpërblimi financiar nga shpërblim horizontal i barabartë sipas kategorive, kthehet në një shpërblim ku sipas performancës dikush mund të marrë më shumë sesa tavani i kategorisë së vet dhe dikush mbetet tek tavani i kategorisë së vet”.

Rama i dorëzoi bashkëdrejtuesve të spitalit “Memorial” kartën e autonomisë financiare që shënon momentin e kalimit me sukses të autonomisë menaxheriale.

Burimi ATSH

Rama në Bazën Ajrore të Kuçovës: Aset strategjik i NATO-s falë investimeve në infrastrukturë

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu inspektuan sot Bazën Ajrore të Kuçovës

Global 360

Mbyllet Zëri i Amerikës

Biberaj: Kapitull i trishtuar në historinë e angazhimit të SHBA me botën

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama në Bazën Ajrore të Kuçovës: Aset strategjik i NATO-s falë investimeve në infrastrukturë

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu inspektuan sot Bazën Ajrore të Kuçovës