Gjykata Speciale nuk lejoi Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait, Rama: E turpshme

Që nga nëntori i vitit 2020, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjendet në paraburgim në Hagë


Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si turpërues vendimin e Gjykatës Speciale në Kosovë për të mos lejuar ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili ndodhet në burg në Hagë, për të mos marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se një gjykatë turpëruese e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë.

“Një ulje e re nga një gjykatë turpëruese dhe e paturpshme, e cila e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe, dhe vullnetin e Parlamentit të Kosovës në një boomerang të dhunshëm!”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi u nda nga jeta një ditë më parë (16 mars). Thaçi ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më 13 mars ai u vizitua nga Hashim Thaçi, i cili mori leje nga Haga, ku ndodhet i arrestuar. Pas vizitës prej rreth tre orësh, ai u rikthye sërish në Hagë.

Që nga nëntori i vitit 2020, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjendet në paraburgim në Hagë, pasi ndaj tij rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Lexo më shumë nga

Gonxhja me operatorët turistikë: Promovim Shqipërisë si destinacion kulturor

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Iovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me përfaqësues të agjencive turistike në vend

Global 360

Marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Kurti: Hap i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë të cilat sot kanë nënshkruar deklaratën trelaterale për aleancë…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja me operatorët turistikë: Promovim Shqipërisë si destinacion kulturor

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Iovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me përfaqësues të agjencive turistike në vend