Novruzi, mënyra se si ne festojmë në Azerbajxhan

Festa shënon ardhjen e pranverës dhe festohet në ekuinoksin pranveror, 20-21 mars – fillimi i Vitit të Ri astronomik


Nga Anar Huseynov
Ambasador i Azerbajxhanit në Shqipëri

Novruzi (Nevruzi) festohet në shumë vende që shtrihen në gjeografi, nga Azia Qendrore në Ballkan, përfshirë Shqipërinë. Në Azerbajxhan, Novruzi është një nga festat më të vjetra, tradicionale dhe të preferuara, e cila festohet për disa ditë.

Ajo shënon ardhjen e pranverës dhe festohet në ekuinoksin pranveror, 20-21 mars – fillimi i Vitit të Ri astronomik. Festimet zgjasin disa ditë dhe përgatitjet për to nisin herët në fund të muajit të fundit të dimrit.

Origjina e Novruzit daton nga zakonet dhe ritualet e lashta të lidhura me kultin e natyrës dhe pjellorisë, si dhe besimet në rënien dhe ngritjen e natyrës. Universi përbëhet nga katër elementë – uji, zjarri, toka dhe ajri (era). Në këto elemente bazohen edhe të martat e Novruzit. Të martat festohen çdo vit, një muaj para festës së Novruzit.

E para quhet e Marta e Ujit. Që do të thotë, duke iu drejtuar pranverës, zonat e maleve të mbuluara me akull shkrijnë dhe derdhen në lumenj dhe toka fillon të laget dalëngadalë. E dyta është e Marta e Zjarrit. Që nga kjo kohë, dielli gradualisht ngrohë tokën dhe fillon ta zgjojë atë. Në këtë ditë, ndizen zjarre dhe qirinj në emër të çdo anëtari të familjes. E marta e tretë është e Marta e Ajrit (Erës). Era ngroh gradualisht tokën tashmë të zgjuar, përkund degët e pemëve, i zgjon nga gjumi i letargjisë, hap filizat e tyre, largon retë dhe i përplas me njëra-tjetrën, duke shkaktuar pranverën e ngrohtë. E marta e fundit është e Marta e Tokës. Dielli tashmë e ka ngrohur tokën dhe i ka dhënë jetë. Prandaj, mbjellja e parë pranverore fillon këtë të martë.

Më e rëndësishmja ndër të martat (Charshanbas) është ajo e fundit e quajtur “Akhir Charshanba”. Në këtë planifikim ditor tradicional duhet pasur shumë kujdes; shtëpia duhet të pastrohet dhe të përgatiten ushqimet e festave. Samani (gruri i mbirë jeshil) është simbol i Novruzit dhe kultivohet paraprakisht për ta pasur gati në tryezë deri në natën e festës. Së bashku me samanin, vezët e lyera dhe ëmbëlsirat e pjekura të festës krijojnë një atmosferë festive. Një ditë përpara festës, njerëzit takohen për të uruar njëri-tjetrin. Në tavolinat festive ndizen qirinj dhe bëhen urime. Numri i qirinjve korrespondon me numrin e anëtarëve të familjes. Në mbrëmje, fëmijët vendosin kapele nën dyert e fqinjëve dhe fshihen, duke pritur që fqinjët t’i mbushin kapelat me dhurata festash. Pas perëndimit të diellit, njerëzit mblidhen në rrugë për të ndezur zjarre, kërcyer rreth tyre dhe kapërcyer mbi to për të pastruar shpirtrat e tyre dhe për të larguar shpirtrat e këqij.

Një nga pjesët thelbësore të tryezës së festave është “Khoncha” – një tabaka e mbushur me ëmbëlsira, arra, qirinj dhe ëmbëlsira të tjera. Fqinjët, të afërmit dhe miqtë i dërgojnë njëri-tjetrit tabaka të mbushura me ëmbëlsira. Në ditën e dytë të Novruzit, njerëzit vizitojnë varret e të afërmve dhe miqve për të nderuar kujtimin e tyre.

Novruzi është gjithashtu koha për grumbullime masive dhe festime. Në këtë ditë mbahen koncerte të muzikës popullore dhe të Ashiqit në mbarë vendin. Litaristët demonstrojnë aftësitë e tyre, pehlevanët (mundësit) garojnë kundër njëri-tjetrit, në rrugë zhvillohen shfaqje komedi me pjesëmarrjen e dy personazheve, Kos-Kosa (mjekër dhie) dhe Kechal (qerosi) mbahen në rrugë. Kos-Kosa përfaqëson dimrin, Kechal – pranverën. Në garën verbale Kechal del gjithmonë fitues.

Që nga viti 2009 festa e Novruzit, e cila festohet gjithashtu në një sërë vendesh të rajonit dhe më gjerë, është regjistruar në Listën Përfaqësuese të UNESCO-s të Trashëgimisë Kulturore të Paprekshme të Njerëzimit. Në sesionin e 64-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, 21 marsi u shpall si Dita Ndërkombëtare e Novruzit.

Me sa di unë, Shqipëria dhe Azerbajxhani janë të vetmet vende evropiane ku Novruzi është festë publike. Unë do të doja të theksoja gjithashtu, se në disa vende, kjo festë është e lidhur gabimisht me besimin fetar, ndonjëherë edhe quhet pagane nga palët kundërshtare. Në Azerbajxhan, Novruzi lidhet vetëm me ardhjen e pranverës, vitit të ri dhe rilindjen e natyrës. Është një nga festat më të dashura në vendin tim për shkak të kohës dhe traditave të festimit.

Lexo më shumë nga

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait