Spiropali takim me gratë kryeparlamentare të KiE: Kontribut në luftën kundër dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes

Kjo veprimtari u organizua nga Sekretarja e Përgjithshme e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Despina Chatzivassiliou.


Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali gjatë qëndrimit në Strasburg ka marrë pjesë në takimin e grave kryeparlamentare të vendeve anëtare të Këshillit të Europës, me temë “Gratë, Paqja dhe Siguria”.

Kjo veprimtari u organizua nga Sekretarja e Përgjithshme e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Despina Chatzivassiliou.

Gjatë këtij takimi, Spiropali nënvizoi se gratë dhe vajzat shqiptare kanë arritur një pjesëmarrje të lartë dhe kontribut aktiv në politikë, veprimtarinë parlamentare dhe jetën shoqërore.

“Kjo nuk është arritur në një ditë, por me shumë përpjekje dhe duke përballuar mjaft sfida. Ky përfaqësim i spikatur ka mundësuar rritjen e kontributit të tyre për shoqërinë, për kohezionin social dhe paqen. Gratë dhe vajzat po japin kontribut në luftën kundër dezinforminit dhe gjuhës së urrejtjes. Ato kanë mbështetur gjithashtu qëndrimet e Shqipërisë ndaj çështjeve delikate të sigurisë dhe migracionit”, tha Spiropali.

Sipas kryeparlamentares, “ky rol i tyre i është bashkuar kontributit të Shqipërisë për sigurinë dhe paqen, edhe gjatë pozicioneve të rëndësishme në organizatat ndërkombëtare si Presidenca e OSBE-së në vitin 2020 dhe si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjatë viteve 2022-2023”.

Shqipëria mbështeti organizimin gjatë vitit 2024 të Samitit të Grave Afgane në Tiranë dhe gratë e vajzat shqiptare patën dhe kanë një angazhim të rëndësishëm në mbështetjen e tyre. Edhe si rezultat i angazhimit dhe përkushtimit të tyre prestigji ndërkombëtar dhe roli i Shqipërisë si një faktor sigurie e paqeje, në rajon e më gjerë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait