Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, pjesë e aleancës evropiane STARS EU

Kryebashkiakja Sako është takuar me Presidentin e Komisionit të Aleancës STARS EU, Dick Pouwels, nga Universiteti Hanze, Holandë


Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës është bërë pjesë e Aleancës Universitare Evropiane STARS EU. Lajmin e ka ndarë kryebashkiakja e këtij qyteti, Emirana Sako e cila ka pritur sot në një takim, nëntë rektorë të kësaj aleance.

Kryebashkiakja Sako është takuar me Presidentin e Komisionit të Aleancës STARS EU, Dick Pouwels, nga Universiteti Hanze, Holandë, me Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzin, Rektor i UAMD, si edhe me rektorët e tjerë të universiteteve nga vendet e BE, ku siç pohon ajo, gjatë takimit është theksuar rëndësia e evropianizimit të arsimit të lartë dhe ndikimi që ka ndërkombëtarizimi në zhvillimin vendor, rajonal dhe më gjerë, si edhe në përgatitjen e një brezi të ri profesionistësh.

Sako pohon se “në këtë përfaqësi të rëndësishme na nderoi edhe Han Polman, Këshilltar Shtetëror i Holandës, Anila Troshani, kreu i EACEA, në Komisionin Evropian, si edhe përfaqësues të lartë të bashkive dhe ministrive të vendeve evropiane, aleate të UAMD-së në këtë aleancë universitare”.

Aleanca STARS EU po zhvillon konferencën treditore në Durrës duke synuar që ta kthejë këtë qytet në epiqendrën e jetës universitare evropiane.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait