
Inflacioni sipas metodologjisë së Eurostat, 2,4% në shkurt
Inflacioni i matur sipas metodologjisë së Eurostat (IHÇK) rezultoi 2,4% në muajin shkurt, 0,5% më i lartë se ai i matur nga INSTAT.
Burimi ATSH

Inflacioni i matur sipas metodologjisë së Eurostat (IHÇK) rezultoi 2,4% në muajin shkurt, 0,5% më i lartë se ai i matur nga INSTAT.
Referuar raportit të INSTAT-it, rritja më e madhe e çmimeve prej 5,9% vërehet në grupin “argëtim dhe kulturë”.
Çmimet për grupin “pije alkoolike dhe duhan” u rritën me 4,1%, ndërsa edhe çmimet në “hotele, kafene dhe restorante” shënuan rritje me 3,1%.
Të dhënat tregojnë se çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën me 2,9%.
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synon për konsumin final në territorin e Shqipërisë.
IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet europiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Europës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar.