Panairi në Fier, Balluku: 800 pozicione pune nga ndërtimi në hoteleri-turizëm

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në Panairin e Punës dhe Aftësive, që u çel sot në sheshin kryesor të qytetit të Fierit.


Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në Panairin e Punës dhe Aftësive, që u çel sot në sheshin kryesor të qytetit të Fierit.

50 kompani rajonale që operojnë në fusha të ndryshme, pjesëmarrëse në panair, ofruan 1800 vende të lira pune, duke zgjuar interesin e qindra qytetarëve të të gjitha moshave.

Balluku tha se, punësimi dhe kualifikimi i punonjësve, mbetet një prioritet, për të cilin po punohet ngushtësisht edhe me kompani të cilat kanë nevojë për punonjës.

“Është një ditë e rëndësishme në Fier, pasi Agjencia e Kombëtare e Punësimit ka organizuar një ndër panairet e punës më të suksesshëm në të gjithë Shqipërinë. Nga pjesëmarrja duket që ka shumë djem e vajza të interesuar për vendet e punës. Janë shpallur 1800 pozicione pune nga më shumë se 50 kompani rajonale që operojnë në fusha të ndryshme, kemi parë në ndërtim, linja prodhimi, arsim dhe hoteleri turizëm”, u shpreh Balluku.

Balluku tha se, shpesh ndodh që vetë ata që kërkojnë punë janë pak skeptikë dhe dyshues sa i përket aftësisë së një panairi për t’i punësuar, por siç tha ajo , “ky panair ofron mundësi punësimi për të gjithë të interesuarit”.

“Nga bisedat që kemi zhvilluar me kompanitë pjesëmarrëse, kemi kuptuar se oferta është e vërtetë dhe të gjitha kontaktet që janë vendosur mes të interesuarve dhe përfaqësuesve të kompanisë, do kalojnë në fazë intervistimi, për të konkluduar më pas me kontratat dhe përmbushjen e kushtet“, tha Balluku.

Burimi ATSH

Gonxhja: Fonde të garantuara për të kontribuar në mbrojtjen e kafshëve

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja sot në episodin e radhës të podkastit “JuFletKombinati”, bisedoi me Indritin dhe…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Fonde të garantuara për të kontribuar në mbrojtjen e kafshëve

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja sot në episodin e radhës të podkastit “JuFletKombinati”, bisedoi me Indritin dhe…