Rama: Mandatin e katërt mbyllim kantieret e mbetura për 24 orë ujë të pijshëm

Kryeministri bëri të ditur se “tani ka 43 zona urbane dhe 98 zona rurale me 24 orë ujë të pijshëm”.


Kryeministri Edi Rama u ndal sot te problemi i furnizimit me ujë të pijshëm, ndërsa solli në vëmendje faktin se në Sarandë janë kryer investime në vijimësi në këtë sektor, por ndërkohë që është rritur furnizimi është rritur edhe kërkesa.

Në një takim në Sarandë me sipërmarrës të rinj të kthyer në Shqipëri për të investuar, Rama pranoi se ka ende shumë për të bërë, ndërsa kujtoi se kur PS mori detyrën Shqipëria kishte gjithsej 4 zona urbane me 24 orë ujë.

Kryeministri bëri të ditur se “tani ka 43 zona urbane dhe 98 zona rurale me 24 orë ujë të pijshëm”.

“Çështja e ujit është nga pikëpamja e volumit të investimit dhe kompleksitetit vërtetë një çështje jo e lehtë. Por kini parasysh se kur kemi marrë detyrën kishte vetëm 4 zona urbane Shqipëria që kishin ujë 24 dhe ujë 24 orë nuk ka pasur asnjëherë në Shqipëri as në kohën më parë”, tha Rama.

Kryeministri informoi se aktualisht janë 11 zona të tjera në kantier, ndërsa në 5 zona duhen filluar investimet.

“Në Sarandë kemi fokusin për ta realizuar këtë gjë sepse është e domosdoshme. Janë bërë investime në vazhdimësi, por të pamjaftueshme. Ndërkohë që ti rrit furnizimin, rritet edhe kërkesa. Na ka vënë përfund kërkesa në mënyrë të vazhdueshme”, shtoi Rama.

Ndërsa pranoi se është sfiduese një kërkesë e rritur për furnizimin, Rama siguroi se në mandatin e katërt historia e ujit do të mbyllet. “E kemi mundësi ta mbyllim. Kemi financimet dhe projektet dhe çfarë ka mbetur do mbyllet”, siguroi kryeministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Bashkëpunimi ushtarak, Vengu pret homologun sllovak

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në një takim ministrin e Mbrojtjes të Sllovakisë Robert Kalinak.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Bashkëpunimi ushtarak, Vengu pret homologun sllovak

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në një takim ministrin e Mbrojtjes të Sllovakisë Robert Kalinak.