Rama viziton fabrikën e vajit në Memaliaj: Investim modern

Kreu i qeverisë sugjeroi hapjen e një tjetër fabrike në rrethinat jugore, me qëllim që ullinjtë në zonat e Vlorës apo Fierit të mos shkonin dëm.


Kryeministri Edi Rama vizitoi sot në Memaliaj fabrikën e përpunimit të vajit dhe nënprodukteve të ullirit “Ullishtari”.

Kjo fabrikë është një investim modern dhe sipërmarrje e ngritur mbi traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës.

I shoqëruar nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, njëkohësisht edhe drejtuese politike e PS për qarkun Gjirokastër, kryeministri vizitoi fabrikën dhe u informua për këtë investim privat nga familja sipërmarrëse.

Ai premtoi edhe ndihmë për eksportin e vajit të ullirit jashtë vendit, kryesisht në vendet arabike, pasi tregu i Evropës është më i vështirë.

Gjithashtu kreu i qeverisë sugjeroi hapjen e një tjetër fabrike në rrethinat jugore, me qëllim që ullinjtë në zonat e Vlorës apo Fierit të mos shkonin dëm.

Rama theksoi se, “fabrika e përpunimit të vajit dhe nënprodukteve të ullirit, “Ullishtari” është një sipërmarrje e ngritur mbi traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës, materializuar në një investim modern që pa asnjë dyshim i jep një vend nderi cilësisë së produktit shqiptar në tryezat e qytetarëve europianë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.