Rama: Shkodra po merr jetë çdo ditë

Rama solli në vëmendje kontrastin katastrofik mes Shkodrës që ishte deri sa erdhi Benet Beci në krye të bashkisë.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, solli në vëmendje gjendjen e amortizuar në të cilën ishin shkollat në Shkodër, ndërsa shtoi se kjo është një arsye përse prindërit demokratë duhet të mos votojnë “Aleancën Madhështore”.

Gjatë prezantimit sot të kandidatëve të PS-së për qarkun e Shkodrës, Rama u ndal te gjendja e amortizuar në të cilën ndodheshin shkollat në Shkodër.

“Sot isha me Benetin te kantieri i shkollës ‘Ndre Mjeda’ në mes të Shkodrës. Akoma s’më ikën aroma e lagështisë jo nga shiu, por godinat e vjetra, muret e vjetra kanë një aromë si të lagësht të brendshme, që është tipike e godinave të amortizuara të shumë viteve më parë”, tha Rama.

Sipas tij “është e pabesueshme se si në Shkodër është i vetmi qytet i Shqipërisë ku jo vetëm gjen shkolla të tilla, por ku të gjitha shkollat i gjetëm të tilla dy vjet më parë”.

“Është e pabesueshme! Ajo që ata i kanë bërë Shkodrës është diçka që me dash me e bë me kast, nuk e bën dot aq keq. Nuk ia punon dot aq keq një qyteti dhe një komuniteti, siç ia kanë punuar ata. Natyrisht nuk e kanë bërë me qëllim për t’ia bërë me të keq. Çfarë duhet t’ju bëjnë më ata se sa t’ju lënë fëmijët të baresin nëpër ato lloj shkollash. Prindërit demokratë, të gjithë pa përjashtim, t’ua kthejnë kurrizin dhe t’u thonë: “Për sa kohë ato lloj fytyrash do të na i ricikloni, do na i risillni prapë përpara në emër të Partisë Demokratike, në emër të Aleancës Madhështore, të “kënetës madhështore”, harrojeni votën tonë, sepse ne vetëm Noc Rrokun kemi për ju”, shtoi Rama.

Rama solli në vëmendje kontrastin katastrofik mes Shkodrës që ishte deri sa erdhi Benet Beci në krye të bashkisë.

“Janë bëmat e tyre në Shkodër dhe është kontrasti katastrofik mes Shkodrës që ishte deri sa erdhi Beneti në krye dhe Shkodrës që sot çdo ditë merr jetë. Ka shumë punë, ka jashtëzakonisht shumë punë, por merr jetë çdo ditë. Sot për herë të parë pashë lumin aty kur hyra në Shkodër, nuk e kisha parë ndonjëherë. Shkodra ishte qamet. Futeshe mes dy palë godinave, njëra më e shëmtuar se tjetra, më dukej kur futesha në Shkodër sikur futesha në Lanë, tek Lana në Tiranë ishte Lana në mes dhe godinat në të dy krahët, as liqen, as lumë, as kodër, as natyrë, qorruar sytë qytetit dhe pa pikë turpi këta tani duan prapë vota, duan vota, ‘Për Shkodrën madhështore’”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se vota në 11 maj nuk mund të shkojë për “bufin e kënetës”.

“Nuk mund të shkojë për atë programin me qofte, me pica, me gjithë llojet e tavave të dheut e të malit që në 12 maj do shtrohen në të gjitha rrugët e Shqipërisë, do mbushet Shkodra e gjithë trotuaret. I thashë Benetit sot: “Ore, duhen pastruar trotuaret, se bën vaki po fiton “këneta” dhe do mbushen gjithë trotuaret me tava dheu, me krap, me ngjala, me vezë, me qofte, me gjizë e me gjithë sallatrat e mundshme”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shorti U-17, Duka: Organizimi i finaleve të Kampionatit Europian, tjetër moment historik

Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shorti U-17, Duka: Organizimi i finaleve të Kampionatit Europian, tjetër moment historik

Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu…