Rama: Në 11 maj na duhet një mesazh kumbues për Brukselin, përtej të majtës e të djathtës

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, prezantoi sot skuadrën e re të kandidatëve PS-së për Shkodrën


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, prezantoi sot skuadrën e re të kandidatëve PS-së për Shkodrën, ndërsa vlerësoi rëndësinë që kanë zgjedhjet e 11 majit për Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Kryeministri theksoi se ajo që del nga kutitë e votimit duhet të jetë një mesazh kompakt i shqiptarëve, përtej ngjyrave të partive, përtej të majtës e të djathtës, një mesazh kumbues për Brukselin që e duam Shqipërinë një orë e më parë në BE.

Ndaj, kryeministri theksoi se në 11 maj nuk nevojiten një palë zgjedhje ku rezultati mund të jetë aritmetikisht në rregull për PS, por mund të mos jetë mjaftueshëm një rezultat kuptimplotë për ata që janë në Bruksel dhe anëtarët aktualë në BE.

Kryeministri u shpreh se kjo skuadër e re për Shkodrën po prezantohet para vajzave dhe djemve, gjeneratës së re të shkodranëve, për të cilët shprehu bindjen se “do të jenë në 11 maj masivisht në mbështetje të forcës sonë politike”.

Kryeministri nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit për procesin e integrimit europian, ndërsa u shpreh se “në 11 maj jemi thirrur të marrim një vendim shumë të qartë për t’i dhënë një mbështetje shumë të fortë procesit të anëtarësimit në BE”.

“Jemi thirrur për të përcaktuar kohën dhe fatin tonë europian. Ndryshe nga herët e tjera kur BE na ka thënë se vendi juaj është këtu dhe e e ardhmja juaj është bashkë me ne, sot BE është e gatshme që realisht të na bëjë pjesë të vetën. Sot për herë të parë, qysh se ne kemi filluar këtë rrugëtim në fillim të viteve ’90, mundësia që ne të bëhemi anëtarë të BE-së është reale, konkrete dhe aktuale”, shtoi Rama.

“Është e krijuar sot, për këtë fazë e moment historik. Mund të mos jetë e tillë nesër. Ka pasur një moment deri para 6-7 vjetësh kur ishte Komisioni i mëparshëm Europian që thanë nuk do të zgjerohemi. Nuk do kemi anëtarë të rinj për një periudhë të pacaktuar. Kjo mund të ndodhi prapë dhe ne mbetemi jashtë për një kohë të pacaktuar”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se një gjë e tillë do të ishte një humbje shumë e madhe dhe një tjetër goditje që do t’i jepnim vetes duke mos e marrë trenin e historisë në kohë.

Rama tha se “na ka ndodhur edhe në të shkuarën që e kemi humbur trenin e historisë duke u marrë me njëri-tjetrin”.

“Njerëzit duhet ta dinë se çfarë humbin nëse në 11 maj lozin me porta të vogla, nëse rrimë merremi me gjëra që mund të kenë rëndësi për ne, por nuk janë aq të rëndësishme sa ato që lidhen me këtë që po flas, anëtarësimin në BE”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se se sot për herë të parë qysh se ne kemi filluar këtë rrugëtim në fillim të viteve ’90, kemi mundësi që të bëhemi anëtarë të BE-së.

Rama u shpreh se BE gjendet në një situatë të re gjeopolitike dhe ndërkombëtare dhe një nga gjërat që kërkon të bëhet tani me këmbëngulje është të zgjerohet dhe kompaktësojë të gjithë perimetrin e kontinentit. “Dy kandidatët më të mundshëm dhe më afër jemi ne dhe Mali i Zi”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Shorti U-17, Duka: Organizimi i finaleve të Kampionatit Europian, tjetër moment historik

Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shorti U-17, Duka: Organizimi i finaleve të Kampionatit Europian, tjetër moment historik

Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu…