Ristani: Shtëpi e re për teatrin e Metropolit dhe qendër informacioni për turizmin nga rivitalizimi i zonës së Cirkut

Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani u shpreh sot gjatë konkursit të masterplanit për zhvillimin e zonës te ish-Cirku në qendër të Tiranës, ku i pranishëm ishte dhe Kryeministri Edi Rama, se kjo zonë e qytetit nuk është vetëm një kujtim fëmijërie, por edhe një vend shumë i rëndësishëm për Tiranën që po ndërtohet.


Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani u shpreh sot gjatë konkursit të masterplanit për zhvillimin e zonës te ish-Cirku në qendër të Tiranës, ku i pranishëm ishte dhe Kryeministri Edi Rama, se kjo zonë e qytetit nuk është vetëm një kujtim fëmijërie, por edhe një vend shumë i rëndësishëm për Tiranën që po ndërtohet.

“Rivitalizimi i një zone që për disa që janë të rinj si unë e mbajnë mend si zona e Cirkut ku të dielave ishte vendi ynë i preferuar, të shoqëruar nga prindërit për të parë akrobatët e kohërave që besoj ka vazhduar edhe pak më vonë me shumë përpjekje gjatë viteve të tranzicionit. Kjo zonë nuk është vetëm një memorie fëmijërie, por edhe një vend shumë i rëndësishëm për Tiranën që po ndërtohet dhe për Tiranën tonë dhe të të gjithëve asaj marrëdhënieje që krijohet në qytet, sepse qyteti është bashkëjetesë”, tha Ristani.

Kryetarja e deleguar e bashkisë së Tiranës, u shpreh se këto projekte janë një marrëdhënie që krijohet me sipërmarrësit, komunitetin, artisët, krijuesit dhe është një marrëdhënie besimi ku burime publike dhe private bëhen bashkë për t’i dhënë sa më shumë dinjitet qytetarëve dhe qytetit.

“Unë dua të flas sot për atë që është përfitimi i qytetit, nga ajo që pritet nga produkti i këtij konkursi dhe është një shtëpi e re për teatrin e Metropolit, teatër që nëse nuk e keni zbuluar ende ju ftoj ta bëni. Ka jo vetëm shfaqje shumë cilësore, por edhe një program për edukimin e fëmijëve, ka kurse gjatë verës, një program të dielave për familjen dhe një sërë punësh të tjera shumë të bukura që e ndihmojnë kulturalisht qytetin. Jo vetëm e pasurojnë, por edhe japin vlerë shtesë përpos shfaqjeve apo nismave që kemi marrë në shkallë kombëtare si ajo e Teatrit Kombëtar”, pohoi ajo.

Ristani theksoi në fjalën e saj se me këtë projekt, teatri i qytetit merr një shtëpi të merituar ku mund të punohet me kushte të përcaktuara dhe mund të ketë programe të tjera kulturore përpos shfaqjeve të rregullta që zhvillohen aty. ”Dhe një pjesë tjetër është ajo e qendrës së turizmit, me informacion për të gjithë turistët e Tiranës, që numërohen mbi një milion në muaj. Përveçse marrin një mikpritje të ngrohtë nga qytetarët e Tiranës, marrin edhe një hapësirë evropiane me informacion, këshilla, por edhe një strehëz për ata që duan të eksplorojnë më shumë nga qyteti”, nënvizoi Ristani.

“Jam shumë krenare që janë gjashtë studio arkitekturore sot që me idetë e tyre do ta transformojnë këtë cep të rëndësishëm të Tiranës, në një pjesë plotësuese të të gjithë shtesës që i kemi bërë bulevardit “Zogu i parë” dhe gjithë kthimit të hapësirës publike për këmbësorët duke kufizuar hapësirën për parkimin, dhe lëvizjes së makinave, duke i dhënë përparësi korsive të biçikletave dhe këmbësorëve. Kjo është një ndër shumë zona të tjera përgjatë atij bulevardi, të cilat konceptohen jo vetëm si një investim privat, por si një qasje ndaj qytetit për 100 vitet që do të vijnë”, përfundoi Ristani.

Burimi ATSH

Gonxhja: Plan i ri menaxhimi për Parkun Arkeologjik Bylis

Një nga thesaret më të çmuar të arkeologjisë shqiptare, Parku Arkeologjik Bylis/Klos do të ketë një plan të ri menaxhimi.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Plan i ri menaxhimi për Parkun Arkeologjik Bylis

Një nga thesaret më të çmuar të arkeologjisë shqiptare, Parku Arkeologjik Bylis/Klos do të ketë një plan të ri menaxhimi.