Sekretari i Përgjithshëm i PES: Mbështesim fuqimisht rrugën evropiane të Shqipërisë
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh drejtues politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES), Giacomo Filibeck.

Filibeck u shpreh se PES mbështet fuqimisht rrugën drejt së ardhmes evropiane të Shqipërisë.
“Ne besojmë se fushata zgjedhore që po zhvillohet aktualisht në vendin tuaj për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë më 11 maj nuk është thjesht një fushatë shqiptare, por është një fushatë zgjedhore evropiane”, tha ai.
“Ajo ka të bëjë me një zgjedhje: rruga drejt së ardhmes evropiane për qytetarët tuaj, të cilën ne e mbështesim fuqimisht si Partia e Socialistëve Evropianë, apo rruga që ju kthen pas në të shkuarën. Zgjedhja është e qartë”, tha Filibeck.
Burimi ATSH